Njihuni me programet që angazhohemi
Mbrojtja e Mjedisit
Mbrojtja e Mjedisit
Jemi të përkushtuar për të siguruar që Durrësi të jetë një qytet i qëndrueshëm dhe të mbrojë burimet natyrore të tij. Ne zhvillojmë projekte dhe inicativa për të rritur ndërgjegjësimin rreth ndikimit të veprimtarive njerëzore në mjedis dhe për të promovuar sjellje të qëndrueshme
Qeverisja dhe
Advokacia
Qeverisja dhe Advokacia
Ne synojmë të fuqizojmë qytetarët dhe t’i inkurajojmë ata të marrin pjesë aktive në proceset vendimmarrëse në nivel lokal, të kuptojnë dhe të shfrytëzojnë të drejtat e tyre politike.
Edukimi drejt
Aktivizmit
Edukimi drejt Aktivizmit
Ne ofrojmë trajnime dhe seminare mbi temat e aktivizmit, pjesëmarrjes civile, dhe ndryshimit shoqëror, duke inkurajuar të rinjtë dhe të gjithë komunitetin të angazhohen në çështje të rëndësishme shoqërore.
Organizimi Komunitar
Organizimi komunitar
Krijojmë hapësira dhe platforma për të inkurajuar dialogun, bashkëpunimin dhe mobilizimin e qytetarëve në rrethana dhe çështje të rëndësishme për komunitetin.
Shërbime sociale dhe
Mbështetje komunitare
Shërbime sociale dhe Mbështetje komunitare
Punojmë për të adresuar nevojat dhe sfidat e komunitetit të Durrësit. Promovojmë ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen aktive të komunitetit në zhvillimin dhe zbatimin e shërbimeve për të përmirësuar cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve.
Platforma e vullnetarizmit
Platforma e vullnetarizmit
Platforma jonë e vullnetarizmit në komunitet Jamvullnetar.al inkurajon dhe koordinon angazhimin e vullnetarëve dhe aktivistëve duke publikuar nismat në qytetin e Durrësit dhe profilet e tyre. Vullnetarët e angazhuar nderohen me certifikatën “Ambasador për Angazhimin e Komunitetit”.
Qendra
Art & Aktivizëm
Qendra Art & Aktivizëm
Nëpërmjet Qendrës Art & Aktivizëm, ofrojmë hapësira të krijimit dhe ekspozimit për artistët dhe artizanët e rinj, duke organizuar galeri arti dhe tregje artizanale në të cilat ata mund të paraqesin dhe shesin krijimet e tyre. Gjithashtu, ofrojmë mentorim dhe këshilla profesionale për artistët dhe artizanët e rinj.
Programi sporti - argëtimi
Programi sporti - argëtimi
Kemi zhvilluar aktivitete dhe programe të diversifikuara për të ofruar mundësi argëtuese dhe rekreacioni për qytetarët e Durrësit. Ne organizojmë ngjarje sportive, ekskursione natyrore dhe aktivitete të tjera që promovojnë shëndetin, argëtimin dhe bashkëveprimin shoqëror.
Kultura dhe Trashëgimia
Kultura dhe Trashëgimia
Jemi të angazhuar për të rivitalizuar dhe ruajtur trashëgiminë kulturore të Durrësit. Ne promovojmë artin vendas, organizojmë ekspozita dhe aktivitete të tjera që përqendrohen në përhapjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit.
Education
Programs
Today, as children around the world are growing up in a deadly pandemic, we are supporting frontline health workers and providing education and hygiene supplies to help families and communities protect themselves and stay healthy.
Projektet tona
Duke adresuar nevojat e ndryshme të individëve dhe komuniteteve, ne synojmë të fuqizojmë individët dhe të ndërtojmë një shoqëri më të fortë, më gjithëpërfshirëse në Durrës. Nëpërmjet përpjekjeve kolektive të ekipit tonë të përkushtuar, vullnetarëve dhe partnerëve të komunitetit, ne përpiqemi të kemi një ndikim të qëndrueshëm dhe të sjellim shpresë për ata që kanë nevojë.
Qeverisja dhe Advokacia
Ne synojmë të fuqizojmë qytetarët dhe t’i inkurajojmë ata të marrin pjesë aktive në proceset vendimmarrëse në nivel lokal, të kuptojnë dhe të shfrytëzojnë të drejtat e tyre politike.