Qytetarët e Durrësit aktorë dhe faktorë në vendimmarrjen lokale

 

Mbështetur nga: Leviz Albania

Kohëzgjatja: Maj 2020 – Maj 2021

Qëllimi: Adresimi tek pushteti vendor i problemit të derdhjes së ujërave të ndotura ne kanalet e hapura (bujqësore) në zonën e ish-Kënetës, Shkozetit dhe Porto-Romanos, përmes aktivizmit qytetar dhe ndjekja e çështjes në rrugë ligjore.

Objektivat:

  • Informimi mbi situatën përmes dokumentarëve investigativ që synojnë njohjen me nivelin e investimeve në rrjetin e kanalizimeve, impaktin në mjedis dhe shëndetin e qytetarëve;
  • Realizimi i një monitorimi dhe raporti shkencor të nivelit aktual të ndotjes në kanal, për të sjellë për herë të parë fakte dhe të dhëna konkrete;
  • Adresimi i problemit dhe marrjen e masave për zgjidhje drejtuar pushtetit vendor nëpërmjet nxitjes së aktivizmit

Rezultatet:

  • Llogaridhënia nga institucionet vendore – Është realizuar përmes dërgimit të 11 kërkesave për informacion dhe 3 kërkesave për marrjen e masave mbi problemin. Kërkesat për informacion kanë shërbyer për dokumentimin e situatës edhe tek video dokumentarët. Pyetjet janë lidhur me kanalet bujqësore dhe me shkarkimet e ujërave të përdorura (“ujërave të zeza”) në 3 zonat urbane: Shkozet, Ish-Kënetë dhe Porto-Romano – Durrës. Në muajin Shtator 2021 jemi drejtuar institucioneve: 1. Bashkia Durrës; 2. Ujësjellës Kanalizime Durrës; 3. Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve; 4. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor; 5. Instituti i Shëndetit Publik; 6. Agjencia Kombëtare e Mjedisit; 7. Agjencia Kombëtare e Bregdetit; 8. Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore.
  • Matja e nivelit të ndotjes dhe vlerësimi i ndikimit në shëndet e mjedis – Si përfundim mund të thuhet se sistemi i dikurshëm i kanalizimeve të zonës së ish-Kënetës në Durrës tashmë përdoret më së shumti si një sistem kanalizimesh të ujërave të përdorura nga zona urbane përreth, i cili duke mos përmbushur standardet e një sitemi kanalizimesh përbën kërcënim serioz për mjedisin dhe për shëndetin e komunitetit të zonës. Një fenomen tjetër që është tentuar të vlerësohet përmes këtij raporti është edhe dukuria e transferimit të ndotjes. Duke qenë se rrjeti i kanalizimeve rrjedh i paizoluar dhe në sipërfaqe, mund të lejojë transferimin e notjes në mjediset e tjera e sidomos në akseptorin final që është deti. Për këtë qëllim janë marrë edhe mostra biologjike në zonën fundore të shkarkimit të ujit të kanaleve në det. Rezultatet tregojnë për një ndotje të moderuar edhe të plazheve në veri dhe në jug të portit të ri të hidrokarbureve në zonën e Porto-Romanos.
  • Një ekran që projekton dokumentarët përgjatë muajve Tetor-Nëntor 2021 në Sheshin Liria, Shëtitoren Taulantia dhe në zonën e Shkozetit, ish-Kënetës dhe Porto-Romanos ka nxitur 526 qytetarë për veprim për nënshkrimin e peticionit.
  • 3 video-dokumentarë dhe 20 lajme me karakter investigativ janë realizuar për të ndërgjegjësuar qytetarët.
  • Kanalet e ‘ujërave të zeza’, vatër sëmundjesh dhe ndotës të mjedisit
  • “Durrësi i ri”, i lënë jashtë investimeve dhe peng i premtimeve
  • Investimet për kanalizime, Bashkia Durrës ka diskriminuar gjysmën e qytetit
  • 1 forum publik më datë 17 Prill 2021 në zonën e ish-Kënetës midis 20 anetareve te komunitetit, ekspertëve, përfaqësues të Bashkisë Durrës nuk u paraqiten per shkak se ishte periudhe e fushates elektorale.
  • Dërgimi i 3 kërkesave në Këshillin Bashkiak Durrës dhe plotësimi i një peticioni per marrjen e masave
  • Adresimi i problematikës tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi i cili e shpalli këtë komunitet të diskriminuar nga mungesa e investimeve të pushtetit vendor. Projekti ka sjellë vëmëndjen e institucioneve vendore duke bërë një plan të përgjithshëm rregullues dhe duke filluar punimet për ta zbatuar atë. Përveç rezultateve të dukshme në mjedis dhe drejtat e njeriut, arritjet e projektit kanë shërbyer si një burim frymëzimi për shumë komunitete të tjera të diskriminuara. Shpallja e komunitetit të Ish-Kënetës dhe ndërhyrjet për të adresuar diskriminimin kanë treguar se është e mundur të ndryshohet gjëndja dhe të krijohen mundësi të reja për të gjithë. Ky projekt ka hapur rrugën për ndryshime të mëdha sociale dhe legjislative në nivel kombëtar, duke adresuar çështjen tek Parlamenti i Shqipërisë duke rritur ndërgjegjësimin e ligjvënësve.