Angazhimi i vullnetarëve të rinj në aktivizimin e komunitetit dhe reagimit ndaj fatkeqësive

 

Mbështetur nga: UNDP Albania

Kohëzgjatja: Dhjetor 2021 – Qershor 2022

Qëllimi: Ngritja e Platformës së Vullnetarizmit në Komunitet në Bashkinë e Durrësit, për të mbështetur vullnetarizmin, për të nxitur transparencën, për të nxitur vendimmarrjen pjesëmarrëse në planifikim, për të gjeneruar të dhëna për vullnetarët që do të trajtojnë problemet e komuniteteve të tyre dhe do të ndërmarrin nisma rikuperimi në përballimin e pasojave. të tërmetit dhe ndërtimit të së ardhmes së tyre.

Objektivat:

  • Ngritja e platformës së parë të vullnetarizmit në qytetin e Durrësit me qëllim angazhimin e vullnetarëve në komunitete, gjenerimi i të dhënave, fuqizimi i zërit të të rinjve, ngritja e kapaciteteve në përballimin e fatkeqësive natyrore.
  • Krijimi i Klubit të të rinjve për angazhimin e komuniteve KRAK me 10 vullnetarë, rritja e kapaciteteve të tyre ndaj të gjitha fazave të reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë.
  • Zbatimi i 3 iniciativave të bazuara në komunitet për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë, menaxhimin e mjedisit dhe rimëkëmbjes në nivel local.

 

Rezultatet:

 

  • Platforma Komunitare JamVullnetar.al – Krijimi i një database me të dhëna të ndara bazuar te të rinjtë vullnetarë, organizata, grupe të udhëhequra nga të rinjtë dhe OSHC që punojnë me të rinjtë duke siguruar që të rinjtë e margjinalizuar e të përjashtuar nga shoqëria të përfaqësohen në secilën kategori.
  • Forcimi Institucional – Krijimi i urave lidhëse me institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile, grupimet informale, rritja e transparencës dhe adresimi i nevojave.
  • Ngritja e kapaciteteve për 17 të rinj përmes kurseve të certifikimit dhe programeve të trajnimit.
  • Promovimi i vullnetarizmit të të rinjve – U zhvilluan 5 aktivitete/iniciativa për promovimin e vullnetarizmit të të rinjve dhe adresimi i nevojave të komuniteteve me vëmendje të veçantë për personat e pafavorizuar, të rinjtë e përjashtuar dhe ata me vështirësi ekonomike-sociale pas tërmetit.