Durrësi aktiv për një bregdet të pastër

Mbështetur nga: Leviz Albania

Kohëzgjatja: Gusht 2018 – Janar 2019

Qëllimi: Nxitja e aktivizmit qytetar në vendimmarrjen e pushtetit lokal në zgjidhjen e problemit të derdhjes së ujrave të zeza në Shëtitoren “Taulantia” lagjja nr.1, zona: Port – Currila plazh.

Objektivat:

  • Rritja e presionit publik ndaj pushtetit vendor përmes nxitjes së katër aksioneve të aktivizmit qytetar.
  • Të përdoret teknologjia e informacionit dhe media digitale si mjete për të lobuar dhe zgjidhur problemin e derdhjes së ujrave të zeza në bregdetin e shëtitores Taulantia.

Rezultatet:

  • Peticioni nënshkruar me 1051 firma – 569 meshkuj dhe 482 femra.
  • Një monitor në sheshin e qytetit i cili informoi, ndërgjegjësoji dhe nxiti qytetarët të veprojnë.
  • Tre filma të animuar, pesë reportazhe informues dhe 30 lajme ndërgjegjësuese për publikun mbi ndikimet e ndotjes dhe situatës problematike në lagjen nr.1 të cilat kanë nxitur komentet dhe reagimet e qytetareve në rrjete sociale dhe në shesh. Duke i nxitur të japin llogari për punën e tyre, publiku nëpërmjet video- reportazheve arrin të gjykojë punën e institucioneve kompetente dhe rezultateve të tyre.
  • Marrja pjesë e 20 personave në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku u njohën me miratimin e projektbuxhetit të vitit 2019.
  • Marrja pjesë e 50 personave në 2 diskutime të hapura me anëtarët e këshillit bashkiak ku pati një bashkëveprim mes tyre me argumenta pro dhe kundër investimeve që po bëhen nv shëtitoren Taulantia. U diskutuan zgjidhje të mundshme me ekspertë të mjedisit, inxhinierë.
  • Rritja e llogaridhënies nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve
    dhe UKD, në përgjigje të kërkesave për informacion, lidhur me vlerën e projektit që po zbatohet në lagjen nr. 1 të qytetit dhe kohëzgjatjen e punimeve. Më herët këto informacione nuk gjendeshin në terren (ku po kryhen punimet) dhe as “online”, pra tani qytetarët janë të informuar për investimin, vlerën e tij dhe kohëzgjatjen e punimeve.
  • Kemi siguruar raportin teknik të mbikëqyrjes së punimeve nga kompania libaneze e kontraktuar, ku kemi zbuluar se aty evidentohet fakti që nga tubacioni që administron UKD derdhen ujërat e zeza në det.
  • Në Durrës çmimi për një metër kub ujë, përfshirë tarifën e shërbimit të kanalizimeve në vitin 2017 nga 65 lekë për metër kub u rrit në 75 lekë për metër kub. Kemi siguruar raportin nga Enti Rregullator I Ujit, që sjell si shkakun kryesor kredinë e marrë nga Banka Botërore për investimet që po bëhen në rrjetin e ujërave të zeza dhe të kanalizmeve. Për këto “kosto të fshehura” qytetarët nuk ishin në dijeni.
  • Ballafaqimi i deklaratave të politikanëve dhe titullarëve të institucioneve, me situatën, duke kryer procesin e “fact checking”, pasi paraqitet sikur ky investim i ka dhënë efektet, ndërkohë vijon derdhja e ujërave të ndotura në lagjen nr. 1.
  • Hartimi i një raporti me rekomandime për zgjidhjen e problemit.