Qendra Durresi Aktiv

MISIONI YNË

Nën temën “Vullnetarizmi për aktivizimin e komunitetit”, ne ftojmë ekipet vullnetare dhe organizatat në qytetin e Durrësit që t’i bashkohen iniciativave për rimëkëmbjen dhe ndërtimin e të ardhmes së tyre.

Komuniteti dhe vullnetarët në Durrës kanë tashmë një platformë e cila synon të nxisë angazhimin e tyre dhe ndërlidhjen midis nismave që kanë në fokus vullnetarizmin.

“Jamvullnetar.al” është një platformë komunitare që ka në thelb interaktivitetin, duke publikuar nismat e aktivistëve në qytetin e Durrësit dhe profilet e tyre.

OBJEKTIVAT PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM

Përfshihuni për zhvillim të qëndrueshëm

Përmes platformës “Jamvullnetar.al” kauza e vullnetarëve mund të lidhet me njërën ose me disa prej Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Çfarë mund të sjellë ndryshim?

Ju mund të merrni pjesë në iniciativa vullnetare që organizohen nga vullnetarët lokalë ose mund të merrni pjesë drejtpërdrejt në krijimin e iniciativës suaj për komunitetin tuaj.

Për shembull: Anëtarësimi në një ngjarje vullnetare për mbledhjen e mbeturinave në një zonë të caktuar, ose pjesëmarrja në një projekt të shkollës gjithashtu mbështet qëndrueshmërinë në komunitetin tuaj lokal.

17+
VULLNETARË TË
REGJISTRUAR
7+
ORGANIZATA TË
REGJISTRUARA
4+
PROJEKTE TË
PËRFUNDUARA
0+
PROJEKTE NË PRITJE