Professional Fellows Program

 

Co-PLAN koordinon Programin e Professional Fellows për Shqipërinë, financuar nga Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe organizohet nga Komisioni i Veprimit në Komunitet WSOS, Inc. – Great Lakes Consortium for International Training and Development (GLC). Ky program është një shkëmbim i dyanshëm që përfshin 38 profesionistë nga pesë vende të përzgjedhura evropiane (Shqipëria, Bullgaria, Hungaria, Rumania dhe Sllovakia) dhe 19 mentorë nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do të ndikojnë në ndryshime pozitive në komunitetet e tyre.

Qëllimi i përgjithshëm i programit është të ofrojë një mundësi zhvillimi profesional për liderët në zhvillim të nivelit të mesëm dhe të ndërtojë një rrjet global profesionistësh të aftë për të punuar në mënyrë efektive në një mjedis të ndërlidhur.

Nga Qendra Durrësi Aktiv në këtë program kan marr pjesë Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Klaudio Hyseni dhe kordinatorja Livia Kreko të cilët kanë ndjekur me sukses programin, janë certifikuar me titullin Lider dhe Organizues Komuniteti dhe kanë implemetuar dy projektet e tyre me përfituesit e komunitetit që mbështet Durrësi Aktiv.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, organizata pritëse dhe partnere e jona është Action North Carolina me fokus nxitjen e aktivizmit qytetar.