Kur e kaluara takohet me të ardhmen – rivitalizimi i trashëgimisë kulturore të Durrësit

 

Mbështetur nga: Programi EU4Culture financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Kohëzgjatja: Gusht 2022 – Korrik 2023

Qëllimi: Kjo nisëm synon të ndërlidhë kujtesën kolektive qytetare me trashëgiminë arkeologjike, për të rigjeneruar monumentet kulturore të qytetit të Durrësit, si dhe të sjellë zhvillim dhe mundësi për rritjen ekonomike të tij.

Objektivat:

  • Krijimi dhe promovimi i një rruge të re turistike përmes metodave inovative dixhitale dhe lëvizshmërisë në qytet, e cila krijon oferta turistike për operatorët turistikë, guidat e pavarura, bizneset lokale dhe vetë komunitetin.
  • Rritja e ndërgjegjësimit dhe përkatësisë kulturore të qytetarëve dhe angazhimi i drejtpërdrejtë i banorëve, studentëve të turizmit, institucioneve kulturore, përmes aktiviteteve të lidhura me turizmin, netëve të monumenteve të poezisë në Kullën C, ekspozitës me histori të pathëna për kujtimet lokale në Torra Veneciane dhe MuZEH Lab.
  • Fuqizimi i grave artizane, duke prodhuar simbole artizanale për shtegun e ri turistik të dyerve të vjetra të Durrësit, i cili ofron ide të reja novatore për promovimin e qytetit dhe krijimin e mundësive të reja për suvenire turistike.

Rezultatet:

  • Ringjallja e artizanatit dhe aftësive artizanale të vjetra dhe në rënie, duke prodhuar dymbëdhjetë simbole artizanale për shtegun turistik të Dyerve të Vjetër për të rritur zgjedhjet e atraksioneve turistike.
  • Do të lidhë artizanët dhe qytetarët me ngjarjet kulturore të arkeologjisë dhe trashëgimisë së qytetit duke i angazhuar ata në netët e poezisë, duke ndarë histori të pathëna dhe një shëtitje tematike.
  • Krijimi i një harte dixhitale dhe të printuar, si dhe panele informuese të secilës prej shtigjeve turistike për 12 dyert e vjetra, që do ta kthejnë Durrësin e lashtë në qytetin e qarkullimit të trashëgimisë dhe publikut.
  • Do të krijojë një listë hartografike të artizanëve të panjohur të qytetit dhe do të fuqizojë bashkëpunimet e tyre në të ardhmen.
  • Do të sigurojë një rrugë tematike të qëndrueshme për qytetarët, praktikuesit e kulturës, guidat kulturore dhe të pavarura dhe më shumë mundësi për turistët e tyre