<style>.lazy{display:none}</style> Shtyrje afati për lajmërim gare - Zbatim projekti "Apartament" 67.2m2 - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Shtyrje afati për lajmërim gare – Zbatim projekti “Apartament” 67.2m2

“Qendra Durrësi Aktiv” është një organizatë joqeveritare e themeluar më 15 maj 2019. Ajo ushtron aktivitet jofitimprurës me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes ndryshimeve ekonomike, politike, mjedisore dhe sociale. Zyra qëndrore administrative e QDA ndodhet në Rruga “Epikadeve”, pallati 1047 Arvi, Durrës, Albania.

Qendra “Durrësi Aktiv”, në funksion të zbatimit të aktiviteteve dhe projektit të saj, “Zhvillimi i një ndërmarrje sociale të bazuar në art për ndikim pozitiv në komunitet” mbështetur nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, synon të nisë një garë për zbatueshmërinë e rehabilitimit të objektit Objekti – “Apartament” me sipërfaqe 67.2 m2, i pozicionuar në zonën e plazhit të Durrësit në afërsi të hotel “Florida”.

Titulli i kontratës

Zbatueshmëria e projekteve të punimeve nga zyra projektuese.

Vendndodhja

Plazh në afërsi të hotel “Florida”, Durrës.

Autoriteti Kontraktues

Qendra Durrësi Aktiv

1.- Specifikime të kontratës

Sipas dokumentave bashkëngjitur, Aneks 1 dhe shtesa të mësipërme.

2.- Kushtet për pjesëmarrje

2.1.- Takimet informuese dhe vizita në objektin i cili do të rikonstruktohet do të bëhen në prani të firmës projektuese

Një takim informues dhe një vizitë në pronësinë ku do të bëhet për zbatueshmërinë e projektit pas projektimit për rehabilitimin e objektit Objekti – “Apartament”, dhe në marrëveshje me firmën projektuese, do të organizohen me secilin prej pjesëmarrësve.

Datat për të vizituar vendin  e ndërtimit janë: 13.10.2023-17.10.2023 (orari për t’u përcaktuar).

2.2.- Vlefshmëria e ofertës

Oferta është e vlefshme për një periudhë prej 10 ditësh pas datës së skadencës për dorëzimin e ofertave.

2.3.- Periudha e zbatimit të punës

E gjithë puna e zbatimit të projektit nga firma projektuese për rehabilitimin e objektit duhet të përfundohet brenda dhe jo përtej 2 muaj nga data e fillimit të punës së entit projektues.

2.4.- Gjuha e paraqitjes së ofertave

Ofertat duhet të paraqiten në gjuhën shqipe.

3.- Dokumentacioni i kërkuar

3.1.- Legjitimiteti për pjesëmarrje në garë:

A. Ekstrakt te QKB për gjendjen aktuale te ndërmarrjes.

Nëse kompania nuk paraqet dokumentet e kërkuara më sipër konsiderohet automatikisht i përjashtuar nga pjesëmarrja në garë.

3.2.- Oferta financiare duhet të jetë e detajuar: Përshkrimi i materialeve, njësi, sasi, çmim pa TVSh, vlera pa TVSh, TVSH, vlera totale përfshirë TVSh (në rast se vlera nuk jepet e detajuar do te merret e mirëqenë qe TVSh është e përfshirë). Të gjithë çmimet duhet të jenë të paraqitura në valutën Lek.

Në ofertë, përveç adresës së QDA, duhet shkruar edhe kodi identifikues:

REF: QDA/TWIST/TETOR/2023

3.4.- Oferta financiare, duhet të jetë e detajuar: përshkrim i projekteve, çmimi për projekt, vlera totale përfshirë TVSH (në rastin e importeve të detajuara jo qartësisht do të merret e mirëqenë që TVSH është e përfshirë). Të gjitha çmimet duhet të shprehen në Lek.

Çdo faqe e dokumentit duhet të firmoset nga personi i autorizuar.

Zarfi me dokumentacionin përkatës të kërkuar duhet të dërgohet në:

Qendra Durrësi Aktiv

Rr. Rruga “Epikadeve”, pallati 1047, AP.3D

Durrës- SHQIPËRI

Zarfi duhet të tregojë anash adresës vetëm kodin e mëposhtëm të identifikimit

                                  RFP QDA/TWIST/TETOR/2023

4.- Kriteret e fitimit të garës

A- Informacione shtesë

B- Kronograma kohore e fazave të zbatueshmërisë

 C- Çmimi.

Oferta më e mirë do të gjykohet nga Komiteti i Garave në brendësi të QDA.

QDA ka të drejtën të mos shpallë asnjë fitues midis firmave që paraqiten ose ka të drejtën të shpallë fituese edhe një firmë të vetme që paraqitet.

Ofertat duhet të dorëzohen brenda dhe jo më tej së ditën e premte 20 tetor 2023 në orën 14:00.

Ofertat duhet të dorëzohen brenda dhe jo më tej së ditën e martë 10 nëntor 2023 në orën 14:00.

Çdo lloj oferte e marrë pas këtij afati kohor nuk do të merret në konsideratë. QDA do të firmosë një kontratë me firmën që do të rezultojë fituese duke iu referuar vlerësimit të vendosur sipas “kritereve për fitimin e garës”.

Kërkesë për pjesëmarrjePrezantimi i ofertës dhe dokumenteveVlerësimi i ofertës dhe dokumenteveKomunikimi i fituesit  Lidhja e kontratës me fituesin
  04.10.2023  20.10.2023  24.10.2023  26.10.2023  28.10.2023

Pagesat do të bëhen sipas faturës, për çdo porosi në momentin e dorëzimit të materialeve dhe duke prezantuar faturë në përputhje me legjislacioni shqiptar në fuqi.

Pagesa do bëhet nëpërmjet transfertës bankare.

Njoftimin për garë dhe termat e referencës mund ti shkarkoni në linkun:

Durrës, 23 Tetor 2023

Optimized with PageSpeed Ninja