<style>.lazy{display:none}</style> Shtyrje afati për lajmërim gare - Projektim, supervizim, rehabilitim projekti "Apartament" 67.2 m2 - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Shtyrje afati për lajmërim gare – Projektim, supervizim, rehabilitim projekti “Apartament” 67.2 m2

“Qendra Durrësi Aktiv” është një organizatë joqeveritare e themeluar më 15 maj 2019. Ajo ushtron aktivitet jofitimprurës me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes ndryshimeve ekonomike, politike, mjedisore dhe sociale. Zyra qëndrore administrative e QDA ndodhet në Rruga “Epikadeve”, pallati 1047 Arvi, Durrës, Albania.

Qendra “Durrësi Aktiv”, në funksion të zbatimit të aktiviteteve dhe projektit të saj, “Zhvillimi i një ndërmarrje sociale të bazuar në art për ndikim pozitiv në komunitet” mbështetur nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, synon të nisë një garë për projektimin dhe supervizimin për rehabilitimin e objektit Objekti – “Apartament” me sipërfaqe 67.2 m2, është i pozicionuar në zonën e plazhit të Durrësit në afërsi të hotel “Florida”.

Titulli i kontratës

Hartimin e projekteve dhe supervizimin e punimeve.

Vendndodhja

Plazh në afërsi të hotel “Florida”, Durrës.

Autoriteti Kontraktues

Qendra Durrësi Aktiv

1.- Specifikime të kontratës

Hartimin e projekteve dhe supervizimin e punimeve për objektin 67.2 metra katror e ndarë në 3 dhoma:

  • Hartim i projektit rikonstruksionit muraturë e brendshme+Preventiv+supervizim
  • Hartim i projektit elektrik (të thjeshtuar)+Preventiv+supervizim
  • Hartim i projektit hidrosanitar+Preventiv+supervizim
  • Hartim i projektit të arredimit të ambienteve të brendshme+Preventiv+supervizim
  • Hartim i projektit mekanik (kundra zjarrit) +Preventiv+supervizim

Sipas dokumentave bashkëngjitur, në CD, të projekteve të mësipërme.

2.- Kushtet për pjesëmarrje

2.1.- Takimet informuese dhe vizita në objektin i cili do të rikonstruktohet do të bëhen në prani të firmës projektuese

Një takim informues dhe një vizitë në pronësinë ku do të bëhet projektimi dhe supervizimi për rehabilitimin e objektit Objekti – “Apartament”, do të organizohen me secilin prej pjesëmarrësve.

Datat për të vizituar vendin e ndërtimit janë: 10 Tetor 2023 (orari për t’u përcaktuar).

2.2.- Vlefshmëria e ofertës

Oferta është e vlefshme për një periudhë prej 10 ditësh pas datës së skadencës për dorëzimin e ofertave.

2.3.- Periudha e zbatimit të punës

E gjithë puna e zbatimit të projektit nga firma projektuese për rehabilitimin e objektit duhet të përfundohet brenda dhe jo përtej 2 muaj nga data e fillimit të punës së entit projektues.

2.4.- Gjuha e paraqitjes së ofertave

Ofertat duhet të paraqiten në gjuhën shqipe.

3.- Dokumentacioni i kërkuar

3.1.- Legjimiteti për pjesëmarrje në garë:

A. Çertifikatë  legjimitimiteti.

B. Fotokopia e “Liçensës për ushtrimin e aktivitetit të sipërmarrjes” e vlefshme ose çertifikatë ekuivalent. 

C. Fotokopia e “Çertifikatës së themelimit”  e vlefshme ose dokumentacion ekuivalent.

D. Deklaratë e derdhjes së rregullt të taksave.

E. Fotokopia e “NIPT”.

Në rast se firma nuk paraqet një prej dokumentave të kërkuara më sipër, ajo do të përjashtohet automatikisht nga gara.

3.2.- Informacione shtesë:

A. Informacione të përgjithshme: Curriculum vitae i firmës;

B. Eksperiencë e përgjithshme: punët e fundit të kryera në fushën civile në tre vitet e fundit;

C. Personeli: CV dhe fotokopje e kualifikimit dhe të eksperiencës së firmës projektuese dhe supervizuese;

E. Deklaratë bankare: vërtetim që firma nuk është në debi

F. Ekstrakt gjygjësor: informacione që i përkasin çdo lloj çështjeje ligjore dhe procese pezull të firmës gjatë 5 viteve të fundit. 

3.3.- Kronograma kohore e fazave të ndryshme të punës sipas planit të rënë në dakordësi

Në ofertë, përveç adresës së QDA, duhet shkruar edhe kodi identifikues:

REF: QDA/TWIST/TETOR/2023

3.4.- Oferta financiare, duhet të jetë e detajuar: përshkrim i projekteve, çmimi për projekt, vlera totale përfshirë TVSH (në rastin e importeve të detajuara jo qartësisht do të merret e mirëqenë që TVSH është e përfshirë). Të gjitha çmimet duhet të shprehen në Lek.

Çdo faqe e dokumentit duhet të firmoset nga personi i autorizuar.

Zarfi me dokumentacionin përkatës të kërkuar duhet të dërgohet në:

Qendra Durrësi Aktiv

Rr. Rruga “Epikadeve”, pallati 1047, AP.3D

Durrës- SHQIPËRI

Zarfi duhet të tregojë anash adresës vetëm kodin e mëposhtëm të identifikimit

                                  RFP QDA/TWIST/TETOR/2023

4.- Kriteret e fitimit të garës

A- Informacione shtesë

B- Kronograma kohore e fazave të zbatueshmërisë

 C- Çmimi.

Oferta më e mirë do të gjykohet nga Komiteti i Garave në brendësi të QDA.

QDA ka të drejtën të mos shpallë asnjë fitues midis firmave që paraqiten ose ka të drejtën të shpallë fituese edhe një firmë të vetme që paraqitet.

Ofertat duhet të dorëzohen brenda dhe jo më tej së ditën e shtunë 14 tetor 2023 në orën 14:00.

Ofertat duhet të dorëzohen brenda dhe jo më tej se ditën e e premte 3 nëntor 2023 në orën 14:00.

Njoftimin për garë dhe termat e referencës mund ti shkarkoni në linkun:

Durrës, 23 Tetor 2023

Optimized with PageSpeed Ninja