<style>.lazy{display:none}</style> Thirrje për praktikë pune - Lehtësues aktivitetesh - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Thirrje për praktikë pune – Lehtësues aktivitetesh

Qendra Durrësi Aktiv ka si mision të frymëzojë dhe të fuqizojë qytetarët drejt aktivizmit qytetar. Sipërmarrja jonë e re sociale në një pasuri të konfiskuar, Qendra “Art & Aktivizëm” ofron hapësira për krijimtarinë artistike, organizimin e eventeve kulturore dhe trajnime për zhvillimin e aftësive qytetare. Ne krijojmë një mjedis kreativ për artistët dhe krijuesit profesionistë që të zhvillojnë dhe shfaqin veprat e tyre artistike. Ne ofrojmë gjithashtu trajnime avokuese për të ndihmuar qytetarët të njohin dhe mbrojnë të drejtat e tyre. Ne synojmë të krijojmë një mjedis të frytshëm për të gjithë ata që kanë pasion artin dhe angazhimin social.

Pozicioni/Shërbimi: Lehtësues aktivitetesh

Pozicione të lira: 2 pozicione

Periudha e praktikës së punës: 3 muaj Mars – Maj 2024

Vendi i punës: Qendra e Artit & Aktivizmit, Shëtitorja e Plazhit, Pista e madhe Iliria, Durrës.

Përgjegjësitë:

  • Praktikanti mund të ndihmojë në detyrat administrative, si përpunimi i dokumenteve, organizimi i informacionit, përgatitja e raporteve, ose mbështetja në organizimin e takimeve.
  • Praktikanti ka mundësinë për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tij në fushën e punës. Kjo mund të bëhet përmes trajnimeve, mentorimit, ose duke marrë pjesë në seminare dhe aktivitete të tjera të organizatës.
  • Praktikanti mund të ndihmojë në organizimin e ngjarjeve, promovimin e organizatës në media sociale, ose në detyra të tjera sipas nevojave të organizatës.

Kualifikimi:
Aftësi për të punuar në bashkëpunim me stafin e projektit dhe palët e interesuara.
Kandidatët janë të lutur të dërgojnë në adresën elektronike: durresiaktiv@gmail.com
– Letër motivimi që përshkruan interesin e tyre për angazhim.
deri më datë 20 Shkurt 2024.

Optimized with PageSpeed Ninja