<style>.lazy{display:none}</style> Thirrje për aplikime: Programi "Fuqizimi" - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Thirrje për aplikime: Programi “Fuqizimi”

Qendra Durrësi Aktiv hap thirrjen për aplikime për punëtorinë 5-ditore “Fuqizimi” që do të fillojë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Racizmit dhe Diskriminimit (21 Mars), për individët vulnerabël si të rinjtë, vajzat dhe djemtë, të rinjtë me aftësi të kufizuara, komuniteti romë dhe egjiptianë, LGBTQIA+ dhe grupe të tjera, duke i pajisur ata me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të marrë pjesë aktive në fuqizimin e tyre dhe komunitetit.

Programi do të mbulojë tema të tilla si vetë-avokimi, zhvillimi i lidershipit dhe ndërtimi i rrjeteve të mbështetjes sociale, për të mbrojtur të drejtat e individëve të cënueshëm dhe për të promovuar përfshirjen brenda komuniteteve të tyre, për të rritur pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse, për të rritur njohuritë ligiore te individët e pambrojtur, duke u mundësuar atyre të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të kërkojnë mjete të përshtatshme juridike. Ne do të sigurojmë që punëtoritë e zhvilluara në Ditën Ndërkombëtare Kundër Racizmit dhe Diskriminimit të mbulojnë edhe tema që lidhen me barazinë ginore dhe forma të ndryshme të dhunës me bazë gjinore, diskriminimi, bullizmi.

Pas përfundimit me sukses të programit pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndërveprojnë me institucione, organizata, të mësojnë për punën, iniciativat dhe praktikat e tyre në lidhje me të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale në një vizitë studimore 5-ditore me synim kriimin e një përvoje dinamike dhe gjithëpërfshirëse, duke u mundësuar të zgjerojnë perspektivat e tyre, të eksplorojnë praktikat më të mira dhe të identifikojnë zgjidhje për avancimin e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë sociale në komunitet.

AFATI I APLIKIMIT: 29 SHKURT 2024

Linku aplikimit: https://my.forms.app/durresiaktiv/program-application-form

Ky aktivitet është pjesë e programit “Fuqizojmë Komunitetin”, financuar nga USAID/Albania dhe zbatuar nga UNDP Albania në partneritet me Bashkinë Durrës dhe Qendrën Durrësi Aktiv.

Optimized with PageSpeed Ninja