DREJT AKTIVIZMIT
JEMI QENDRA DURRËSI AKTIV
Qëllimi ynë është përmirësimi i jetës së qytetarëve përmes ndryshimeve ekonomike, politike, mjedisore dhe sociale.
BASHKOHUNI ME KOMUNITETIN AKTIV NË DURRËS
Nën temën “Vullnetarizmi për aktivizimin e komunitetit”, ne ftojmë ekipe vullnetare dhe organizatat në qytetin e Durrësit që t’i bashkohen iniciativave për rimëkëmbjen dhe ndërtimin e të ardhmes së tyre. “Jamvullnetar.al” është një platformë komunitare që ka në thelb interaktivitetin, duke publikuar nismat e aktivistëve në qytetin e Durrësit dhe profilet e tyre.
Art & Aktivizëm
Sipërmarrja sociale Art & Aktivizëm e ngritur nga DURRËSI AKTIV është një hapësirë e dedikuar për artistët dhe aktivistët e rinj që dëshirojnë të shprehin talentin e tyre, por u mungojnë mundësitë për tu angazhuar në komunitetet e tyre. Qendra jonë ofron programe mentorimi për artistët e rinj që dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre si dhe një mundësi për të promovuar punën e tyre për të gjeneruar vlerë sociale dhe ekonomike.
Ajo përfaqëson një model të ri të përdorimit të pasurive të konfiskuara nga korrupsioni për ti shërbyer komunitetit. Artistët tanë përdorin forma të ndryshme të artit, dhe çdo e ardhur e krijuar në qendër krijon vlerë sociale dhe ekonomike për artistët, komunitetin dhe vetë sipërmarrjen sociale për të vazhduar misionin e saj.
Ne presim bashkëpunimin tuaj në ndërtimin e një komuniteti ku arti bëhet një katalizator për ndryshime pozitive dhe aktivizmi rrezatohet me kreativitet.
Bashkohuni me ne për të sjellë
ndryshim në jetën e qytetarëve
duke
u anëtarësuar në Qendrën Durrësi Aktiv
1. Nxitja aktivizmit
2. Zhvillimi i komunitetit
3. Mbrojtja e mjedisit
Dhurimi juaj do të mbështesë përpjekjet tona për të promovuar qytetarinë aktive, mundësitë e barabarta dhe komunitetet e forta në Durrës.
AKTIVIZMI YNË
- Mbështesim komunitetet
Jemi përkushtuar për të bërë një ndryshim në komunitete duke adresuar çështje të rëndësishme përmes aktivizmit qytetar dhe advokimit në pushtetin lokal.
- Krijojmë ura lidhëse
Ne besojmë në ofrimin e lidhjeve të drejtpërdrejta me qytetarët përmes projekteve tona inovative, siç është platforma jonë e vullnetarizmit në komunitet, e cila inkurajon qytetarët të luajnë një rol aktiv në formësimin e së ardhmes së tyre.
- Trajnim dhe mentorim
Ne gjithashtu ofrojmë trajnime për aktivizmin, advokimin, proceset demokratike dhe pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje duke fuqizuar liderët e komunitetit që të kenë sukses.
- Durrësi për qytetarët
Po angazhohemi për të rivitalizuar dhe promovuar trashëgiminë kulturore të Durrësit, ndërkohë që fuqizojmë artizanët vendas dhe promovojmë punën e artistëve të rinj. Kemi zhvilluar projekte kreative si krijimi i shtigjeve të reja turistike, promovimi i instalacioneve artistike dhe zbatimi i aktiviteteve sociale, për të forcuar ndërgjegjësimin kulturor dhe kohezionin social brenda qytetit.
- Programe të dedikuara
Punojmë në programe të veçanta që synojnë të frymëzojnë dhe të fuqizojnë qytetarët drejt aktivizmit, për të ndryshuar realitetin tonë së bashku. Përveç kësaj, jemi të angazhuar në nxitjen e turizmit miqësor ndaj mjedisit dhe në promovimin e angazhimit të komunitetit përmes vullnetarizmit, kulturës dhe artit.
- Bashkëpunimi
Ne besojmë se partneritetet në çdo sektor janë thelbësore për të arritur qëllimet tona. Duke punuar së bashku me qytetarët, organizatat lokale dhe zyrtarët e qeverisë, ne mund të krijojmë një komunitet më të gjallë dhe më të begatë që feston trashëgiminë e tij dhe fuqizon qytetarët e tij.
aktivitetet TONA
BËHU AKTIV
Kontributi juaj mund të sjell ndryshim të rëndësishëm për komunitetin dhe mjedisin. Përveç kësaj, duke u angazhuar në projekte sociale dhe mjedisore, ju mund të mësoni se si të jeni një qytetar aktiv dhe si të kontribuoni në përmirësimin e komunitetit tuaj.
Vullnetar individual
Si një vullnetar individual, ju mund t'i bashkoheni aktiviteteve tona të angazhimit të komunitetit si rritja e ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore, mbështetja e nismave lokale dhe programet për të rinjtë.
Bashkëpunoni me ne
Bashkohuni me ne në përpjekjet tona për të promovuar aktivizmin, për të mbështetur komunitetet në nevojë ose për të kontribuar në një projekt mjedisor lokal.
Punoni me ne
Rritja dhe angazhimi i një brezi aktivistësh kërkon një ekip mentorësh, koordinatorësh dhe shumë më tepër.