Qendra Durresi Aktiv

Si të kuptojmë buxhetin e shtetit – Një udhëzues praktik për qytetarët

Në një qytet që zhvillohet dhe ndryshon vazhdimisht, transparenca mbi mënyrën se si shpenzohen fondet publike është thelbësore. Megjithatë, shpesh informacioni buxhetor është i ndërlikuar dhe i pakuptueshëm për qytetarët, duke krijuar një distancë mes institucioneve dhe komunitetit. Për këtë arsye, Qendra Durrësi Aktiv ka hartuar Manualin “Si të kuptojmë buxhetin e shtetit”, një dokument i thjeshtë dhe praktik që synon të ndihmojë qytetarët të kuptojnë më mirë sesi funksionon procesi buxhetor dhe si mund të marrin pjesë aktivisht në vendimmarrje.

Pjesëmarrja qytetare në procesin buxhetor është e rëndësishme për të siguruar që fondet publike të shpërndahen me prioritetet dhe nevojat reale të komunitetit. Kur qytetarët kuptojnë më mirë sesi funksionon buxheti, ata mund të jenë më të përfshirë në dëgjesat publike, të kërkojnë më shumë transparencë dhe të ndikojnë në mënyrën se si përdoren burimet e bashkisë.

Ky manual synon të jetë një mjet i dobishëm për të gjithë qytetarët, aktivistët, studentët, gazetarët dhe grupet e interesit që duan të kenë një qasje më të mirë ndaj informacionit buxhetor. Ai nuk është thjesht një dokument, por një udhërrëfyes për ata që besojnë se transparenca dhe përfshirja qytetare janë themelet e një shoqërie të drejtë dhe të mirëqeverisur.

Ky manual u realizua nga Qendra Durrësi Aktiv, me mbështetje nga skema e granteve “BAT Civil Society”, zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në partneritet me Faktoje dhe CRPM, financuar nga Bashkimi Evropian.

Për të lexuar manualin e plotë, e gjeni në dokumentin më poshtë:
MANUAL TE KUPTOJME BUXHETIN E SHTETIT

 

05/Shkurt/2025