Qendra Durrësi Aktiv ka si mision të frymëzojë dhe të fuqizojë qytetarët drejt aktivizmit qytetar. Në kuadër të projektit “Zhvillimi i një ndërmarrje sociale të bazuar në art për ndikim pozitiv në komunitet” mbështetur nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, po kërkojmë të kontraktojmë një ekspert/mentor i cili do të jetë përgjegjës për projektimin dhe zbatimin e një programi edukativ bazuar në art dhe do të punojë ngushtë me 20 artistë të zgjedhur. Objektivi kryesor i projektit është të fuqizojë të rinjtë duke përdorur fuqinë e artit dhe duke eksploruar mënyra kreative për të përdorur pasuritë e konfiskuara për të krijuar vlerë sociale dhe ekonomike në Qendrën e re të Artit & Aktivizmit.
Termat e Referencës (TOR) për pozicionin e Ekspertit brenda Qendrës Durrësi Aktiv
Përgjegjësitë:
• Zhvillon një program edukativ të plotë bazuar në art që përputhet me objektivat e projektit;
• Përshtat programin për të përmbushur nevojat dhe interesat specifike të grupit të synuar;
• Projekton dhe drejton seminare edukative dhe aktivitete që edukojnë të rinjtë mbi rolin e artistëve në zhvillimin e komunitetit;
• Nxit krijimtarinë, mendimin kritik dhe aftësitë artistike të pjesëmarrësve të programit;
• Mentoron të rinjtë në zhvillimin e një modeli të sipërmarrjes sociale për produktet artistike;
• Ndihmon artistët si të përdorin pasurinë e konfiskuar për të prodhuar të ardhura të qëndrueshme dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik në komunitet.
• Bashkëpunon me palët e përfshira të projektit, përfshirë artistët vendas, bizneset dhe organizatat, për të siguruar që programi përmbush nevojat dhe aspiratat e artistëve të rinj.
• Nxit partneritete që lehtësojnë mundësitë për të krijuar vlerë ekonomike;
• Organizon dhe koordinon një ekspozitë publike për të shfaqur krijimtarinë e artistëve.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
Përvojë dhe ekspertizë në fushën artistike dhe zhvillimin komunitar;
Përvojë në projektimin dhe zbatimin e programeve edukative, veçanërisht atyre të lidhura me artin dhe sipërmarrjen;
Aftësi shumë të mira për mentorim dhe udhëzim;
Aftësi për bashkëpunim efektiv me palë të ndryshme.
Data e fillimit dhe periudha e zbatimit të detyrave:
Eksperti i kontraktuar do të angazhohet për një total prej 3 ditësh në muaj, duke punuar 6 orë në ditë, për një kohëzgjatje prej 8 muajsh gjatë zbatimit të projektit (Janar – Gusht 2024).
Vendndodhja:
Qendra e Artit & Aktivizmit, Shëtitorja e Plazhit, Pista e madhe Iliria, Durrës.
Pagesa:
Paketa e kompensimit do të bazohet në një tarifë të pajtuar në ditë dhe do të përputhet me buxhetin e projektit.
Respektimi dhe Kodi i Veprimit:
Eksperti duhet të respektojë politikat e organizatës, përfshirë kodin e sjelljes, etikën dhe kërkesat për konfidencialitetin.
Procesi i aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre, një letër motivimi që përshkruan përvojën e tyre relevante dhe një propozim që përshkruan qasjen e tyre për zhvillimin e programit edukativ bazuar në art. Të gjitha materialet e aplikimit duhet të dërgohen në adresën durresiaktiv@gmail.com deri më 30 tetor 2023.
Afati i aplikimit është deri më 20 nëntor 2023.
Vlerësimi dhe përzgjedhja:
Kandidatët do të vlerësohen në bazë të kualifikimeve, përvojës dhe përshtatshmërisë për pozicionin.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e listuar për një intervistë.
Qendra Durrësi Aktiv rezervon të drejtën për të bërë ndryshime të nevojshme në këto Terma të Referencës për të shërbyer më mirë nevojat dhe objektivat e organizatës.