Qendra Durresi Aktiv

Njoftim punësimi – Shërbime Financiare për Projektin #IshëmPaPlastikë

Projekti #IshemPaPlastike synon reduktimin e plastikës një përdorimshe në 40 biznese të sektorit HoReCa në zonën e basenit të lumit Ishëm, nëpërmjet metodologjisë HAPI, ndërgjegjësimit publik, monitorimit dhe mbledhjes së të dhënave. Për zbatimin korrekt dhe transparent të projektit kërkohet angazhimi i një eksperti financash ose një kompanie të shërbimeve financiare për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat e BE-së, rregulloret e Milieukontakt Albania dhe legjislacionin shqiptar. Ky shërbim do të asistojë organizatën në menaxhimin financiar, përgatitjen e raporteve, justifikimin e shpenzimeve dhe auditueshmërinë e plotë të dokumentacionit.

QËLLIMI I SHËRBIMIT

Qëllimi i këtij angazhimi është garantimi i:

  • menaxhimit profesional financiar të projektit;
  • përgatitjes së dokumentacionit financiar të plotë dhe të verifikuar;
  • përputhshmërisë me buxhetin e miratuar dhe udhëzimet e BE-së;
  • raportimit financiar mujor dhe final drejt donatorit;
  • arkivimit sipas kërkesave të auditimit dhe kontrollit financiar.

PROFILI I KËRKUAR

Kualifikimet minimale

  • Diplomë universitare në: Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi etj.
  • Të paktën 8 vite eksperiencë në menaxhimin financiar të projekteve të donatorëve.
  • Njohuri të shkëlqyera të legjislacionit fiskal shqiptar.
  • Aftësi të avancuara në Excel.

Kualifikimet e preferueshme

  • Përvojë në projekte të financuara nga BE, UNOPS, UNDP, GIZ, Sida etj.
  • Njohuri të PRAG-ut dhe kërkesave të BE-së për shpenzimet e pranueshme.
  • Përvojë me Qendrën Durrësi Aktiv (avantazh).
  • Aftësi për të punuar me afate strikte dhe dokumentacion të detajuar.

KOHA E ANGAZHIMIT

  • Totali: 26 ditë pune gjatë 12 muajve.
  • Mesatarisht: 2–3 ditë pune çdo muaj, me rritje të ngarkesës në periudhën e raportimit përfundimtar.
  • PAGESA
  • Tarifë: 50 EUR/ditë
  • Totali: 1,300 EUR
  • Pagesa bëhet me bankë, me dorëzim të dokumenteve justifikuese.
  • Pagesa përfundimtare lëshohet pas dorëzimit të raportit final financiar.
  • DORËZIMI I APLIKIMEVE
  • Kandidatët duhet të dorëzojnë:
  • CV profesionale
  • Letër interesi
  • Referenca pune
  • Respektimi dhe Kodi i Veprimit:
  • Eksperti duhet të respektojë politikat e organizatës, përfshirë kodin e sjelljes, etikën dhe kërkesat për konfidencialitetin.
  • Aplikimet dërgohen në:  durresiaktiv@gmail.com
  • Afati i dorëzimit: 10 Dhjetor 2025, ora 23:59

Informacion më të detajuar për pozicionin e gjeni në dokumentin Termat e Referencës;

25/11/2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *