Qendra Durrësi Aktiv ka si mision të frymëzojë dhe të fuqizojë qytetarët drejt aktivizmit qytetar. Në kuadër të projektit “Komunitete gjithëpërfshirëse: Fuqizimi për të Drejta dhe Ndryshim” që po zbatohet në kuadër të programit “Fuqizojmë Komunitetin”, financuar nga USAID dhe zbatuar nga UNDP, po kërkojmë të kontraktojmë një ekspert që do të hartojë dhe zbatojë një modul trajnimi “Empowerment/Fuqizimi”. Projekti synon të fuqizojë komunitetet vulnerabël duke përforcuar rrjetet lokale, zgjeruar njohuritë mbi të drejtat e njeriut dhe advokimin për përfaqësimin në proceset e vendimarrjes lokale.
Termat e Referencës (TOR) për pozicionin e Ekspertit brenda Qendrës Durrësi Aktiv
Përgjegjësitë:
- Harton kurrikulën për seminaret “Fuqizimi” për grupet vulnerabël, veçanërisht të rinj;
- Identifikon temat kyçe dhe objektivat që përputhen me qëllimet e seminarit, duke përfshirë advokimin, zhvillimin e liderëve dhe ndërtimin e rrjetit të mbështetjes shoqërore;
- Harton materialet e seminarit, duke përfshirë prezantimet dhe aktivitetet interaktive, për të lehtësuar mësimin efektiv dhe angazhimin;
- Zhvillon programin 5-ditor për 20 pjesëmarrësit, duke përdorur një kombinim të seancave interaktive, aktiviteteve grupore dhe diskutimeve;
- Krijon një mjedis të sigurt dhe gjithpërfshirës që inkurajon pjesëmarrjen aktive dhe ndarjen e përvojave midis pjesëmarrësve;
- Ofron mentorim dhe mbështetje pjesëmarrësve, duke adresuar pyetjet dhe shqetësimet e tyre lidhur me temat e seminarit;
- Siguron që seminarët të jenë të ndjeshëm ndaj kulturave dhe të kujdesshëm ndaj sfondit të ndryshëm të pjesëmarrësve;
- Vlerëson efektshmërinë e seminareve dhe bën ndryshimet e nevojshme për të përmirësuar përvojën e të nxënit;
- Ndihmon dhe mbështet pjesëmarrësit pas seminareve në iniciativa dhe rrjetëzim për të marrë pjesë aktivisht në aktivitetet komunitare për të promovuar të drejtat e tyre.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
Njohuri dhe ekspertizë në fushat; të drejtat e njeriut, përfshirja në proceset vendimarrëse, diversitetin kulturor, barazinë gjinore dhe format e ndryshme të dhunës bazuar në gjini, përfshirë dhunën në familje, diskriminimin dhe bullizmin;
Përvojë në programet e trajnimit;
Njohuri me çështjet lidhur me komunitetet vulnerabël, veçanërisht të rinjtë në qytetin e Durrësit;
Aftësi për të punuar në bashkëpunim me stafin e projektit dhe palët e interesuara.
Data e fillimit dhe periudha e zbatimit të detyrave:
Eksperti i kontraktuar do të angazhohet për një total prej 8 ditësh pune, për një kohëzgjatje prej 3 muajsh gjatë zbatimit të projektit (Mars – Maj 2024).
Vendndodhja:
Qendra e Artit & Aktivizmit, Shëtitorja e Plazhit, Pista e madhe Iliria, Durrës.
Pagesa:
Paketa e kompensimit do të bazohet në një tarifë të pajtuar në ditë dhe do të përputhet me buxhetin e projektit.
Respektimi dhe Kodi i Veprimit:
Eksperti duhet të respektojë politikat e organizatës, përfshirë kodin e sjelljes, etikën dhe kërkesat për konfidencialitetin.
Procesi i aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre, një letër motivimi që përshkruan përvojën e tyre relevante. Të gjitha materialet e aplikimit duhet të dërgohen në adresën durresiaktiv@gmail.com deri më 30 tetor 2023.
Vlerësimi dhe përzgjedhja:
Kandidatët do të vlerësohen në bazë të kualifikimeve, përvojës dhe përshtatshmërisë për pozicionin.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e listuar për një intervistë.
Qendra Durrësi Aktiv rezervon të drejtën për të bërë ndryshime të nevojshme në këto Terma të Referencës për të shërbyer më mirë nevojat dhe objektivat e organizatës.