Projekti #IshemPaPlastike ka si synim kryesor reduktimin e plastikës një përdorimshe në 40 biznese të sektorit HoReCa në zonat përreth lumit Ishëm, përmes zbatimit të metodologjisë HAPI. Një komponent i rëndësishëm i projektit është komunikimi publik dhe ndërgjegjësimi, për të bërë të dukshme problemin e ndotjes dhe për të promovuar ndryshimet pozitive të sjelljes te bizneset, konsumatorët dhe komuniteti. Për të mbështetur objektivat e komunikimit dhe vizibilitetit të BE-së, kërkohet angazhimi i një ofruesi profesionist të shërbimeve audiovizuale për prodhimin e dy videove sensibilizuese dhe një lajmi të publikuar në media lokale.
QËLLIMI I SHËRBIMIT
Qëllimi i shërbimit është:
- të realizojë një video sensibilizuese fillestare, e cila dokumenton gjendjen reale të ndotjes në lumin Ishëm;
- të realizojë një video finale, e cila dokumenton historitë e suksesit të 10 bizneseve më të angazhuara në reduktimin e plastikës;
- të prodhojë dhe publikojë një lajm profesional në një media lokale për të rritur ekspozimin dhe vetëdijen publike mbi rezultatet e projektit.
Materialet audiovizuale duhet të jenë profesionale, të qarta, të përdorshme në rrjete sociale, në ngjarje publike, në komunikimet me bashkinë dhe në raportimin final të projektit.
PROFILI I KËRKUAR I OFRUESIT TË SHËRBIMIT
- Kompani audiovizuale ose ekspert i pavarur me përvojë të dokumentuar.
- Kapacitete për xhirim me dron (ose partneritet me operator droni të licencuar).
- Aftësi të mira komunikimi dhe gatishmëri për punë në terren në zona rurale.
- Fleksibilitet dhe përgjegjësi për realizimin e afateve.
KOHA E PUNËS
- Videoja e parë: dorëzim brenda 6–8 javëve nga fillimi i kontratës.
- Videoja finale: dorëzim gjatë muajve 10–12 të projektit.
- Lajmi: gjatë periudhës së finalizimit të projektit.
PAGESA
- Totali: 620 EUR (bruto).
- Struktura e pagesës:
- 30% pas miratimit të planit të punës;
- 70% pas dorëzimit final të të gjitha produkteve.
DORËZIMI I APLIKIMEVE
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- CV ose profil profesional të kompanisë
Respektimi dhe Kodi i Veprimit: - Eksperti duhet të respektojë politikat e organizatës, përfshirë kodin e sjelljes, etikën dhe kërkesat për konfidencialitetin.
Adresa për dorëzim: durresiaktiv@gmail.com
Afati i dorëzimit: 10 Dhjetor 2025, ora 23:59
Informacion më të detajuar për pozicionin e gjeni në dokumentin Termat e Referencës;
25/11/2025
