Projekti #IshemPaPlastike synon reduktimin e plastikës një përdorimshe në 40 biznese të sektorit HoReCa në zonën e basenit të lumit Ishëm, nëpërmjet metodologjisë HAPI, ndërgjegjësimit publik, monitorimit dhe mbledhjes së të dhënave. Për zbatimin korrekt dhe transparent të projektit kërkohet angazhimi i një eksperti financash ose një kompanie të shërbimeve financiare për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat e BE-së, rregulloret e Milieukontakt Albania dhe legjislacionin shqiptar. Ky shërbim do të asistojë organizatën në menaxhimin financiar, përgatitjen e raporteve, justifikimin e shpenzimeve dhe auditueshmërinë e plotë të dokumentacionit.
QËLLIMI I SHËRBIMIT
Qëllimi i këtij angazhimi është garantimi i:
- menaxhimit profesional financiar të projektit;
- përgatitjes së dokumentacionit financiar të plotë dhe të verifikuar;
- përputhshmërisë me buxhetin e miratuar dhe udhëzimet e BE-së;
- raportimit financiar mujor dhe final drejt donatorit;
- arkivimit sipas kërkesave të auditimit dhe kontrollit financiar.
PROFILI I KËRKUAR
Kualifikimet minimale
- Diplomë universitare në: Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi etj.
- Të paktën 8 vite eksperiencë në menaxhimin financiar të projekteve të donatorëve.
- Njohuri të shkëlqyera të legjislacionit fiskal shqiptar.
- Aftësi të avancuara në Excel.
Kualifikimet e preferueshme
- Përvojë në projekte të financuara nga BE, UNOPS, UNDP, GIZ, Sida etj.
- Njohuri të PRAG-ut dhe kërkesave të BE-së për shpenzimet e pranueshme.
- Përvojë me Qendrën Durrësi Aktiv (avantazh).
- Aftësi për të punuar me afate strikte dhe dokumentacion të detajuar.
KOHA E ANGAZHIMIT
- Totali: 26 ditë pune gjatë 12 muajve.
- Mesatarisht: 2–3 ditë pune çdo muaj, me rritje të ngarkesës në periudhën e raportimit përfundimtar.
- PAGESA
- Tarifë: 50 EUR/ditë
- Totali: 1,300 EUR
- Pagesa bëhet me bankë, me dorëzim të dokumenteve justifikuese.
- Pagesa përfundimtare lëshohet pas dorëzimit të raportit final financiar.
- DORËZIMI I APLIKIMEVE
- Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- CV profesionale
- Letër interesi
- Referenca pune
- Respektimi dhe Kodi i Veprimit:
- Eksperti duhet të respektojë politikat e organizatës, përfshirë kodin e sjelljes, etikën dhe kërkesat për konfidencialitetin.
- Aplikimet dërgohen në: durresiaktiv@gmail.com
- Afati i dorëzimit: 10 Dhjetor 2025, ora 23:59
Informacion më të detajuar për pozicionin e gjeni në dokumentin Termat e Referencës;
25/11/2025
