Qendra e Artit dhe Aktivizmit është një hapësirë frymëzimi e re në qytetin e Durrësit, në zonën e Plazhit, Pista Iliria, e ndërtuar në një pronë të konfiskuar nga Durrësi Aktiv. Synimi i kësaj qendre është të krijojë mundësi sociale dhe ekonomike për komunitetin e Durrësit
Qendra e Artit dhe Aktivizmit ka planifikuar të zbatojë një program mentorimi të bazuar në art për 20 të rinj, me qëllim të eksplorimit të mënyrave kreative për përdorimin e aseteve të konfiskuara për të krijuar vlera sociale dhe ekonomike brenda komunitetit.
Ky program synon t’i sigurojë të rinjve aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të qenë të suksesshëm në botën e biznesit, ndërsa po ashtu u ofron mundësinë për të zbuluar potencialin e tyre krijues.
Fazat e këtij programi përfshijnë:
- Zhvillimin e një programi edukues të bazuar në art 6-mujor, i cili do t’i ofrojë grupit të të rinjve aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të sjellë një ndikim pozitiv në komunitet duke përdorur pasurinë e konfiskuar. Ky program do të zhvillohet nga ekspertë dhe do të përqendrohet në mësimin e aftësive të ndryshme të pjesëmarrësve, duke i përgatitur ata të përdorur kreativitetin e tyre në përfitim të komunitetit.
- Zhvillimi i punëtorive dhe aktiviteteve edukative për të fuqizuar të rinjtë, duke i trajnuar në marketing dhe media sociale, dhe duke ofruar njohuri të nevojshme për tregun e tyre.
- Organizimi i një ekspozite publike që prezanton punën e artistëve. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të shfaqur kreativitetin dhe inovacionin e komunitetit dhe për të promovuar punën e sipërmarrësve të rinj.
Bashkohuni me ne! Linku aplikimit https://view.forms.app/durresiaktiv/application-form
Afati i aplikimit është data 30 Nëntor 2023.
Kjo iniciativë realizohet në kuadër të projektit TWIST me financimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, dhe zbatohet nga Libera Contro le Mafie, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe të Konfiskuara.