<style>.lazy{display:none}</style> Vlerësimi i cilësisë së ujërave sipërfaqësorë në zonën e ish-Kënetës, Durrës - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Vlerësimi i cilësisë së ujërave sipërfaqësorë në zonën e ish-Kënetës, Durrës

..\..\..\Downloads\Durresi Aktiv projekti LA\PRODUKTET E PROJEKTIT\1 raport per nivelin e ndotjes\Raport mbi nivelin e ndotjes.pdf

Ky raport studimor është hartuar në kuadër të projektit “Qytetarët e Durrësit aktorë dhe faktorë në vendimmarrjen lokale” i zbatuar nga Qendra “Durrësi Aktiv”, mbështetur nga Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Raporti synon të sjellë të dhëna të standardizuara mbi cilësinë e ujëravë sipërfaqësorë në sistemin e kanaleve kulluese të zonës së ish kënetës së Durrësit duke gjykuar mbi ndikimin që këto ujëra mund të kenë në trupat e tjerë ujorë me të cilët komunikojnë.

Përfundime dhe Rekomandime

  • Në përfundim të këtij studimi mund të thuhet se është bërë një vlerësim i shpejtë i cilësisë së ujërave të sistemit të kanaleve të bonifikimit të zonës së ish-Kënetës, të cilët kanë rezultuar të një cilësie “të keqe” në të 6 pikat e monitorimit të gërshetuar ku janë matur parametrait fiziko-kimike dhe janë analizuar mostrat biologjike të perifitonit. Rezultatet tregojnë për ujëra me ngarkesë të lartë me lëndë ushqyese që vijnë si pasojë e shkarkimeve të ujërave të përdorur.
  • Shkarkimet janë të shtrira në të gjithë gjatësinë e sistemit të kanaleve që rrjedhin në sipërfaqe duke përbërë një kërcënim serioz jo vetëm për ekosistemin përreth por edhe për vetë shëndetin e njerëzve që jetojnë pranë kanaleve duke rrezikuar në përhapjen e sëmundjeve të ndryshme të lidhura me ndotjen fekale. Më të riskuarit në këtë kontekst janë sidomos moshat e vogla, të cilët mund të mos kenë njohurtë e nevojshme të shmangin kontaktin me këto mjedise të kontaminuara.
  • Një fenomen tjetër që është tentuar të vlerësohet përmes këtij raporti është edhe dukuria e transferimit të ndotjes. Duke qenë se rrjeti i kanalizimeve rrjedh i paizoluar dhe në sipërfaqe, mund të lejojë transferimin e notjes në mjediset e tjera e sidomos në akseptorin final që është deti. Për këtë qëllim janë marrë edhe mostra biologjike në zonën fundore të shkarkimit të ujit të kanaleve në det. Rezultatet tregojnë për një ndotje të moderuar edhe të plazheve në veri dhe në jug të portit të ri të hidrokarbureve në zonën e Porto-Romanos.
  • Si përfundim mund të thuhet se sistemi i dikurshëm i kanalizimeve të zonës së ish-Kënetës në Durrës tashmë përdoret më së shumti si një sistem kanalizimesh të ujërave të përdorura nga zona urbane përreth, i cili duke mos përmbushur standardet e një sitemi kanalizimesh përbën kërcënim serioz për mjedisin dhe për shëndetin e komunitetit të zonës.
  • Duke qenë se zona prej dekadash i është nënshtruar realitetit të urbanizmit dhe rrejti i kanalizimeve me qëllim bonifikimin e kënetës së dikrushme tashmë kanë si funksion transferimin e ujërave të përdorur urbane, do të rekomendohej që ndërmarrja UKD të merrte në përdorim dhe nën menaxhimin e saj këtë rrjet kanalesh duke ndërhyrë me investime në vendosjen e standardeve. Nga ana tjetër do të duhej që ky rrjet të lidhej me impiantin e përpunimit të ujërave të përdorur në mënyrë që të evitohej shkarkimi i këtyre ujërave të patrajtuara drejtpërdrejt në det pasi shkaktojnë ndotjen e ujërave detare.
  • Gjithashtu një ndërhyrje rehabilituese në tërësi për zonën do të ishte shumë e domosdoshme dhe në këtë pikë Bashkia Durrës rekomandohet të planifikojë e zbatojë projekte rehabilituese jo vetëm për zonën e urbanizuar por edhe për hapësirat e zonës së ish-Kënetës që nuk janë përdhirë nga ndërtimet urbane ku ndërhyrjet më të përshtatshme mund të ishin ato të rinatyralizimit të kënetës.
  • Në realitetin aktual rekomandohet që Agjensia Kombëtare e Mjedisit të përfshijë zonën e ish-kënetës në sistemin Kombëtar të monitorimit duke përcaktuar edhe stacione monitorimi për aq kohë sa ky rrjet kanalesh nuk merret nën juridiksionin e UKD si sistem kanalizimesh të ujërave të përdorur.
  • Në fund rekomandohet grupimet e Shoqërisë Civile të ndërmarrin fushata informuese dhe ndërgjegjësuese me synim informimin e komunitetit mbi kërcënimet që i kanosen si pasojë e ekspozimit ndaj ndotjes. Për më tepër OSHC-të rekomandohen të zhvillojnë edhe fushata të monitorimit periodik përmes konceptit “Citizens Science” duke përdorur metoda të thjeshta dhe praktike të adaptuara shkencore me qëllim monitorimin e gjendjes së mjedisit.
02/04/2021
Optimized with PageSpeed Ninja