<style>.lazy{display:none}</style> Vizitë nga Përfaqësuesi i Lartë/Zv. Presidenti i Komisionit Evropian, Z. Josep Borrell - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Vizitë nga Përfaqësuesi i Lartë/Zv. Presidenti i Komisionit Evropian, Z. Josep Borrell

Në ceremoninë e inaugurimit të Torrës Veneciane, Përfaqësuesi i Lartë/Zv. Presidenti i Komisionit Evropian, z. Josep Borrell, vizitoi stendën e artizaneve të qytetit të Durrësit, të cilat prezantuan punimet e tyre të veçanta të dyerve të vjetra. Këto pune artizanale do të bashkëngjiten me shtegun e ri kulturor në Durrës, për të promovuar artizanatin dhe për të rivitalizuar trashëgiminë kulturore të qytetit.

Përfaqësuesi i Lartë z. Josep Borrell shprehu admirimin e tij për punën dhe aftësinë e artizaneve të Durrësit, që me një dedikim të veçantë kanë krijuar pune të mrekullueshme duke përdorur teknikat tradicionale të artizanatit. Ai vuri në dukje rëndësinë e promovimit të kësaj trashëgimie kulturore dhe mbështetjen e Komisionit Evropian në këtë projekt të rëndësishëm për rivitalizimin e trashëgimisë dhe turizmit kulturor në Durrës. Këto dyer të veçanta do të sjellin një frymë të re dhe do të kontribuojnë në krijimin e një shtegu kulturor tërheqës për vizitorët dhe turistët në Durrës.

20/Mars/2023
Optimized with PageSpeed Ninja