<style>.lazy{display:none}</style> Vizitë nga partnerët e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e UNOPS-it në Shqipëri - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Vizitë nga partnerët e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e UNOPS-it në Shqipëri

 

Me kënaqësi mirëpritëm në Bashkinë Durrës partnerët e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e UNOPS-it në Shqipëri për një vizitë në shtegun kulturor “12 Dyert e Vjetra të Durrësit” i krijuar nga mbështetja e programit EU4Culture Albania.

Si pjesë e përkushtimit tonë ndaj ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore të Durrësit, ne dhuruam dyert artizanale të strukturave historike si një kontribut në këtë nismë.

Këto dyer do të ekspozohen në ambjentet e Delegacionit të Bashkimit Evropian, UNOPS-it dhe Bashkisë së Durrësit, duke kontribuar në promovimin e pasurisë kulturore të qytetit tonë.

Vizitoni faqen e internetit të shtegut të dyerve www.theolddoorstrail.com.

20/Nëntor/2023
Optimized with PageSpeed Ninja