<style>.lazy{display:none}</style> Tur Kulturor në qytetin e Durrësit - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Tur Kulturor në qytetin e Durrësit

Gjatë vizitës sonë, vijuam një ecje tematike që na çojë në disa prej pikave më të rëndësishme kulturore të qytetit. Fillimisht, eksploruam Muzeun Arkeologjik, Portën e Kalasë, Amfiteatrin, një vend i lashtë i mureve mbrojtëse të qytetit që përcjell historinë e Durrësit që nga antikiteti.

Vijuam ecjen tonë në sheshin qendror të Durrësit, kjo hapësirë është gjithmonë e gjallë dhe plot aktivitet ku patëm rastin të shohim arkitekturën e ndërtesave të vjetra dhe moderne, shijuam monumentet antike të vendit. Kjo pjesë e vizitës na ofron një perspektivë të veçantë mbi trashëgiminë kulturore të qytetit.

Me mbështetjen e UNDP Albania, përmes aktiviteteve tona, ne synojmë të promovojmë shtigjet turistike të Durrësit dhe të nxisim vetëdijen mbi ekonominë blu dhe ruajtjen e mjedisit dhe bregdetit. Kështu, jemi të angazhuar të organizojmë pedalime, hiking, vizita kulturore dhe eksplorime të tjera që do të sjellin më shumë interes dhe njohuri për qytetin.

20/08/2022
Optimized with PageSpeed Ninja