Aktivitetet turistike në Vilë Bashtovë dhe Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta janë organizuar me mbështetjen e UNDP Albania dhe janë pjesë e nismës për të promovuar ekonominë blu dhe ruajtjen e mjedisit dhe bregdetit.
Si pjesë e kësaj vizite, vizituam Kalanë e Vilë Bashtovës dhe udhëtuam përmes Parkut të Divjakës dhe zonave të mbrojtura të Lagunës së Karavastas.
Qëllimi i turit eksplorues ishte që pjesëmarrësit të njihen më shumë me trashëgiminë natyrore të vendit dhe të kuptojnë rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.
Me mbështetjen e UNDP Albaniado të vijojmë serinë e aktiviteteve pedalime, hiking, lundrime për të promovuar shtigjet turistike në qytetin e Durrësit dhe të bashkëbisedojmë mbi ekonominë blu për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe bregdetit.