<style>.lazy{display:none}</style> Trajnim “Photovoice” - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Trajnim “Photovoice”

Organizuam një punëtori për 10 të rinj të për përdorimin e mjeteve krijuese si Photovoice për të shprehur problemet e tyre në komunitet. Organizimi u bë nga drejtuesi i Qendrës Durrësi Aktiv Klaudio Hyseni dhe trajnimi nga aktivistja Livia Kreko. Pjesë e diskutimit ishte gazetari i Community Reporters Albania, Brejdon Xhavara, i cili foli për parimet etike të fotografisë dhe si të kompozoheshin foto të shkëlqyera.

Në ditën e dytë të trajnimit, pasi të rinjtë kishin bërë foto në komunitet, ata patën mundësinë të prezantonin fotot e tyre tek Menaxheri i Organizatës GLC_Teach Democracy, Elizabeth Balint, e cila i përgëzoi për inicinativën, prezantoi programin dhe inkurajoi të rinjtë të merrnin pjesë në programe të ndryshme shkëmbimi. Shembuj të këtyre iniciativave u prezantuan edhe nga përfaqësuesi i Action. NC, Hector V Cruz. Të rinjtë diskutuan për aktivizmin në Amerikë dhe praktikat më të mira të avokacisë në qeverinë lokale. Në fund të trajnimit, të rinjtë shkruan së bashku Letrën e Avokacisë me përshkrimin e fotove, problemet dhe kërkesat për zgjidhjen e tyre, të drejtuar Bashkisë së Durrësit.

Grant-i i vogël u sigurua për këtë projekt nga Professional Fellows Program nga US Department i menaxhuar nga Great Lakes Community Action Partnership përmes Institutit Co-PLAN për Zhvillim Habitati.

25/09/2021
Optimized with PageSpeed Ninja