<style>.lazy{display:none}</style> Trajnim "Oganizimi komunitetit dhe planifikimi i një fushate strategjike për çështjet e komunitetit" - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Trajnim "Oganizimi komunitetit dhe planifikimi i një fushate strategjike për çështjet e komunitetit"

Trajneri i ftuar nga Amerika, Hector Vaca, është një organizator komuniteti me përvojë të gjatë. Ky trajnim synoi të edukojë dhe të aftësojë të rinjtë që dëshirojnë të marrin një rol aktiv në proceset vendimmarrëse në qytetin e Durrësit. Sesioni trajnimit ceku tema të rëndësishme si organizimi i komunitetit, udhëheqja komunitare dhe strategjitë për të zhvilluar dhe realizuar fushata të suksesshme.

Kjo iniciativë theksoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve dhe fuqisë së tyre për të ndryshuar dhe përmirësuar vendin ku jetojnë. Duke i dhënë vlerë iniciativave të tyre dhe duke i inkurajuar të marrin pjesë aktivisht në zgjidhjen e çështjeve komunitare, ky aktivitet synoi të ndikojë në ndryshimin pozitiv të realitetit dhe të fuqizojë të rinjtë të jenë udhëheqës të ndryshimeve të nevojshme për komunitetin e tyre.

Grant-i i vogël u sigurua për këtë projekt nga Professional Fellows Program nga US Department i menaxhuar nga Great Lakes Community Action Partnership përmes Institutit Co-PLAN për Zhvillim Habitati.

17/Mars/2023
Optimized with PageSpeed Ninja