<style>.lazy{display:none}</style> Punëtori me gratë artizane që po krijojnë dymbëdhjetë simbole artizanale për shtegun e ri turistik të dyerve të vjetra të qytetit të Durrësit - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Punëtori me gratë artizane që po krijojnë dymbëdhjetë simbole artizanale për shtegun e ri turistik të dyerve të vjetra të qytetit të Durrësit

Në MuZEH Lab kryem takimin për të njohur dhe eksploruar punën e pesë grave artizane që po krijojnë dymbëdhjetë simbole artizanale për shtegun e ri turistik të dyerve të vjetra të qytetit të Durrësit. Me grep e shtizë, ato shfaqën aftësitë e tyre të jashtëzakonshme në qepje dhe thurje, duke krijuar vepra që do të jenë pjesë e rrugëtimit të ri për turistët dhe qytetarët. Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte të krijojë një përvojë unike për pjesëmarrësit, duke i lejuar ata të përjetojnë traditën e qepjes dhe thurjes duke u angazhuar direkt në procesin krijues. Artizanet ndanë njohuritë e tyre, duke treguar teknikat, sekretet dhe historitë që këto simbole artizanale mbajnë në vetvete.

Ky aktivitet organizohet si pjesë e projektit “Kur e kaluara takohet me të ardhmen – rivitalizimi i trashëgimisë kulturore të Durrësit”, që implementohet nga Durrësi Aktiv dhe MuZEH Lab, përmes programit EU4Culture Albania që financohet nga Bashkimi Evropian në Shqipëri dhe implementohet nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

01/Nëntor/2022 
Optimized with PageSpeed Ninja