<style>.lazy{display:none}</style> Ngjitje në kodrat e Kallmit - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Ngjitje në kodrat e Kallmit

Ngjitja e shtegjeve të kodrave të Kallmit është një përvojë e jashtëzakonshme që të sjellë në kontakt të ngushtë me natyrën dhe bukuritë e Durrësit.

Nisja drejt shtigjeve të kodrave të Kallmit ishte argëtim që na ofroi një pamje mbreslënëse të bregdetit të Currilave dhe Portoromanos në Durrës. Këto shtigje tërheqin vizitorët me peizazhe të bukura dhe ujëra të kristalta që bënë plazhin e Kallmit një vend të veçantë për t’u relaksuar dhe shijuar natyrën.Në fund zhvilluam një aksion pastrimi në bregdet.

Me mbështetjen e UNDP Albania do të vijojmë serinë e aktiviteteve pedalime, hiking, lundrime për të promovuar shtigjet turistike në qytetin e Durrësit dhe të bashkëbisedojmë mbi ekonominë blu për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe bregdetit.

28/Gusht/2022
Optimized with PageSpeed Ninja