Nata Poetike e Monumenteve
Nata Poetike e Monumenteve u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Hapura më 10 shtator, në orën 18:00, pranë Torrës Veneciane. Ky aktivitet synoi të sjellë lidhjen mes kujtesës kolektive qytetare dhe trashëgimisë arkeologjike, duke përcjellë një mesazh të rëndësishëm për rivitalizimin dhe ruajtjen e monumenteve kulturore të qytetit të Durrësit.
Qëllimi i kësaj nisme është të rikthejë frymën e vjetër të monumenteve të qytetit dhe të ndërtojë një lidhje të re midis qytetarëve dhe trashëgimisë së pasur kulturore të Durrësit.
Nata Poetike e Monumenteve ishte një ngjarje e veçantë, ku arti dhe kultura u takuan nën hijen e monumenteve të Durrësit. Poetët vendas dhe artistët shpalosën veprat e tyre për të theksuar vlerën dhe rëndësinë e trashëgisë të çmuara. Publiku pati mundësinë të shijojë performancat artistike në një ambient të mrekullueshëm, duke krijuar një ndjenjë të veçantë të lidhjes mes artit, historisë dhe trashëgimisë kulturore.
Durrësi Aktiv dhe MuZEH Lab kanë lançuar nismën e tyre të re: “Kur e kaluara takohet me të ardhmen – rivitalizimi i trashëgimisë kulturore të Durrësit” në kuadër të programit EU4Culture Albania i financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri dhe i zbatuar nga UNOPS Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.
10/Shtator/2022