Qendra Durresi Aktiv

Muralja “Jam Vullnetar”

Një murale për ringritjen pas tërmetit u vendos në pallatin e ringritur nga tërmeti, një veprim artistik që simbolizon vullnetarizmin në Durrës. Kjo vepër e artit paraqet logon e nismës “Jamvullnetar.al”, një platformë komunitare në internet që inkurajon angazhimin dhe ndërveprimin e të rinjve në qytetin e Durrësit. (www.jamvullnetar.al)

Muralja është vendosur në fasadën e një pallati të rindërtuar pas dëmtimit të rëndë që shkaktoi tërmeti i datës 26 nëntor 2019. Përmes kësaj veprë të artit, synohet të tregohen përpjekjet dhe bashkëpunimi i të rinjve në komunitet për të ringritur pas kësaj tragjedie.

Realizimi i muralit u bë nga ekipi i Qendrës Durrësi Aktiv, në kuadër të mbështetjes së ofruar nga programi “Reagimi i Mbrojtjes Sociale ndaj Tërmeteve (ESPR)”, një projekt i zbatuar nga UNDP Albania dhe i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Finlandës dhe Qeveria e Norvegjisë. Kjo iniciativë tregon angazhimin e vullnetarëve dhe bashkëpunimin e tyre për të ndihmuar në rindërtimin dhe ringritjen e komunitetit pas pasojave të rënda të tërmetit.

02/06/2022