<style>.lazy{display:none}</style> Kur e shkuara takohet me të ardhmen - rivitalizimi i trashëgimisë kulturore të Durrësit - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Kur e shkuara takohet me të ardhmen - rivitalizimi i trashëgimisë kulturore të Durrësit

Një vit plot arritje dhe suksese falë përpjekjeve tona për të lidhur kujtesën kolektive të qytetit me trashëgiminë e çmuar arkeologjike.

Rivitalizimi i trashëgimisë kulturore të Durrësit është një nismë kolektive, dhe kjo video percjell frymën e bashkëpunimit dhe përkushtimit që na çon përpara. Faleminderit të gjithë qytetarëve që u bën pjesë e këtij transformimi, ku e kaluara dhe e ardhmja takohen me dashuri dhe respekt.

Ju ftojmë të ndiqni dokumentarin dhe nisni aventurën në rrugën kulturore të re, “12 Dyert e Vjetra të Durrësit,” që mund ta aksesoni në faqen tonë të posaçme në internet, www.theolddoorstrail.com.

Ky shteg u krijua si pjesë e projektit “Kur e kaluara takohet me të ardhmen – rivitalizimi i trashëgimisë kulturore të Durrësit”, që implementohet nga Durrësi Aktiv dhe MuZEH Lab, përmes programit EU4Culture Albania që financohet nga Bashkimi Evropian në Shqipëri dhe implementohet nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

 

25/Shtator/2023
Optimized with PageSpeed Ninja