<style>.lazy{display:none}</style> Java Europiane e Lëvizshmërisë - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Java Europiane e Lëvizshmërisë

Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë 2020, Bicycle Durrës, me mbështetjen e Lëviz Albania, Bicycle Mayor i Durrësit dhe Qendrën DURRËSI AKTIV, organizuan pedalimin me sloganin “Lëvizshmëria me emëtime zero të CO2 për të gjithë”. Kjo ngjarje u zhvillua për herë të katërt radhazi dhe kishte për qëllim të promovimin e transportit të qëndrueshëm dhe të nxisë përdorimin e mjeteve alternative të transportit në hapësirat urbane.

Java e Lëvizshmërisë, e cila zgjat nga data 16 deri më 22 shtator 2020, frymëzoi bashkitë, bizneset, individët dhe organizatat e qyteteve europiane (përfshirë Shqipërinë) të prezantojnë dhe të promovojnë masat për të realizuar një transport sa më të qëndrueshëm. Tema kryesore e këtij viti është “Lëvizshmëria me emëtime zero të CO2 për të gjithë”, duke u përqendruar në rëndësinë e përdorimit të mënyrave të ndryshme të transportit që shkaktojnë zero emetime të gazit CO2.

Pedalimi organizuar në këtë rast kishte qëllim të theksojë rëndësinë e transportit me emetime zero dhe të frymëzojë njerëzit dhe autoritetet vendore të marrin hapa të rëndësishëm drejt një kontinenti me zero emetime të CO2 deri në vitin 2050. Kjo ngjarje synon të sensibilizojë opinionin publik në lidhje me shkatërrimin e ndotjes së mjedisit dhe të promovojë përdorimin e mjetve të lëvizjes të qëndrueshme si bicikletat, skuterët elektrikë dhe transporti publik në qytetin e Durrësit.

20/Shtator/2020
Optimized with PageSpeed Ninja