<style>.lazy{display:none}</style> Ekspozitë nga artistët e rinj të Shkollës “Jan Kukuzeli” - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Ekspozitë nga artistët e rinj të Shkollës “Jan Kukuzeli”

Artistët e rinj nga Shkolla e Mesme Artistike “Jan Kukuzeli” kanë shprehur ndjenjat e tyre krijuese nëpërmjet artit pamor në teknikat e pikturës, skulpturës dhe qeramikës. Në Galerinë Nikolet Vasia, u ekspozuan krijimet e tyre, që paraqesin një vlerë të shtuar kulturore për qytetin e Durrësit. Çdo krijim është autentik, një shprehje personale e ndjesive dhe një këndvështrim artistik veçantë në llojin e tij.

Ky aktivitet është realizuar nga Qendra Durrësi Aktiv nëpërmjet mbështetjes së projektit “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, i financuar nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

09/Dhjetor/2022
Optimized with PageSpeed Ninja