<style>.lazy{display:none}</style> Ekspozitë “Los Silenciados- Të heshturit” - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Ekspozitë “Los Silenciados- Të heshturit”

Patëm kënaqësinë të organizonim në Galerinë e Arteve Pamore “Nikolet Vasia” Foto Ekspozitën e aktivistit Hector V Cruz të realizuar në Charlotte në Karolinën e Veriut, Amerikë.

Nëpërmjet fotografisë, Héctor eksploron temat e privilegjit, emigracionit, racizmit, nacionalizmit, kolorizmit, klasizmit dhe identitetit. Ai i bën imazhet e tij, për të ndezur dialogun, për të kuptuar më mirë këto çështje dhe për të gjetur zgjidhje. Më e rëndësishmja, fotot e tij u japin zë atyre që janë mbytur nga shoqëria, bazuar në privilegjet, paragjykimet dhe shtypjen.

Për punën e tij të përditshme, Héctor është një organizator i komunitetit që fuqizon komunitetet e shtypura për të udhëhequr lëvizjen drejt barazisë dhe ndryshimeve sistematike. Héctor është gjithashtu një anëtar i Kolektivit OBRA të udhëhequr nga artistët Latin me bazë në Charlotte dhe ka kontribuar në themelimin e Qendrës së Arteve Vizuale dhe Performuese (VAPA).

Grant-i i vogël u sigurua për këtë projekt nga Professional Fellows Program nga US Department i menaxhuar nga Great Lakes Community Action Partnership përmes Institutit Co-PLAN për Zhvillim Habitati.

19/Shtator/2022
Optimized with PageSpeed Ninja