<style>.lazy{display:none}</style> Ekspozitë "Jeta Urbane në Durrës” - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Ekspozitë "Jeta Urbane në Durrës”

Klubi Rinor për Angazhim Komunitar (KRAK) çeli ekspozitën e fotografive “Jeta Urbane në Durrës”. Qëllimi i kësaj ekspozite ishte të reflektojë jetën socio-ekonomike të qytetarëve në Durrës, dy vjet pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, i ndjekur nga pandemia COVID-19. Fotografitë janë të realizuara nga vullnetarët dhe tregojnë përvojat e individëve gjatë këtyre viteve të vështira me të cilat qyteti u përball.

KRAK synon të ndërmarrë iniciativa të vogla në komunitetin e tyre për të promovuar vullnetarizmin e të rinjve pas tërmetit dhe për të adresuar nevojat e komuniteteve të caktuara dhe atyre me vështirësi socio-ekonomike. Në këtë drejtim, ata kanë krijuar platformën interaktive “Jamvullnetar.al” me temën “Vullnetarizmi për aktivizimin e komunitetit”, ku ftojnë ekipet dhe organizatat vullnetare në qytetin e Durrësit të bashkohen në nismat e zhvilluara në qytet.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Angazhimi i të rinjve vullnetarë në reagimin ndaj fatkeqësive dhe aktivizmin e komunitetit”, i mbështetur në kuadër të programit “Reagimi për Mbrojtjen Sociale pas Tërmetit” (ESPR). Projekti është i zbatuar nga UNDP Albania dhe është financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Finlandës dhe Qeveria e Norvegjisë.

20/Maj/2022
Optimized with PageSpeed Ninja