Qendra Durresi Aktiv

Dita Kombëtare e Aktivizmit #Nad2022

Në ditën kombëtare të Aktivizmit Durrësi mirëprëpriti fushatën e sterilizimit dhe kastrimit të kafshëve të shoqërimit, si qentë dhe macet endacakë dhe ata me pronarë dhe që nuk kanë mundësi financiare për të mbajtur kujdes për to. Kjo nismë mbështetet nga organizata JETA Tier (kafsha) und (dhe) Mensch (njeriu), në bashkëpunim me Qendrën DURRËSI AKTIV.

Qyteti i Durrësit është një vend ku kafshët e shoqërimit kanë gjetur një mikpritje të veçantë. Megjithatë, ekzistojnë edhe kafshë të shoqërimit që janë endacakë dhe pa pronarë, dhe këto kafshë jetojnë rrugëve, pa një shtëpi të vërtetë dhe pa mbrojtjen dhe kujdesin e duhur.

Në këtë situatë, fushata e sterilizimit dhe kastrimit ishte një hap shumë i rëndësishëm drejt menaxhimit të shtimit të kafshëve endacakë. Synimi i projektit ishtë të sterilizohen dhe kastrohen mbi 100 kafshë të shoqërimit, për të parandaluar lindjen e tyre në rrugë dhe për të mbajtur situatën nën kontroll. Kjo është një ndër zgjidhjet më efikase për të adresuar problemet e kafshëve endacakë dhe për të siguruar një mirëqenie më të mirë për ta.

Sterilizimi dhe kastrimi i kafshëve të shoqërimit janë hapa jetikë për të siguruar një jetë të mbarë për ta, ndërsa parandalon shtimin e popullsisë së kafshëve në rrugë.

21/Tetor/2022