<style>.lazy{display:none}</style> Dita Botërore e Tokës - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Dita Botërore e Tokës

Klubi Rinor për Angazhim Komunitar (KRAK) në bashkëpunim me Bicycle Durrës dhe Bicycle Mayor Durrës, u bashkua me nismën “Dita e Tokës” në qytetin e Durrësit. Qëllimi i kësaj iniciative ishte të nxisë qytetarët të përdorin mjetet e transportit alternativ për lëvizshmërinë në qytet, duke e bërë kështu qytetin më të qëndrueshëm dhe tërheqës për banorët. Ky angazhim i të rinjve në komunitet është pjesë e një lëvizjeje globale, ku miliona të rinj angazhohen për të bërë zërin e tyre të dëgjohet përmes veprimeve dhe zgjedhjeve të tyre. Kjo lëvizje ka si qëllim të tregojë angazhimin tonë ndaj klimës dhe ndryshimeve që mund të ndodhin në jetën tonë dhe planetin tonë.

Pjesa e parë e kësaj iniciative u zhvillua në sheshin “Liria” në orën 16:00, ku të rinjtë biseduan me qytetarët për ndryshimet klimatike dhe pasojat që ato sjellin në jetën tonë. Qëllimi i kësaj bisede ishte të informojmë dhe të ndërgjegjësojmë më shumë njerëzit për rëndësinë e marrjes së masave për të ruajtur planetin tonë. Pas kësaj bisede pedaluam për të treguar angazhimin tonë të përbashkët për të ndryshuar mënyrën se si lëvizim në qytet dhe për të ndikuar në rritjen e ndërgjegjësimit ndaj ndryshimeve klimatike.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Angazhimi i vullnetarëve të rinj në aktivizimin e komunitetit dhe reagimit ndaj fatkeqësive”, si pjesë e programit të “Reagimit të Mbrojtjes Sociale ndaj Tërmeteve” (ESPR). Projekti është i zbatuar nga UNDP Albania dhe është financuar nga Fondi i Përshpejtimit të SDG, me kontributin e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Qeverisë së Finlandës dhe Qeverisë së Holandës.

22/Prill/2022
Optimized with PageSpeed Ninja