<style>.lazy{display:none}</style> Dhuruam 14 kosha të lëvizshëm për 150 familje - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Dhuruam 14 kosha të lëvizshëm për 150 familje​

 

Video-dokumentari ynë më i fundit tregon frymën e komunitetit dhe iniciativat e ndëmarrë në komunitetin e Nishtullës me mbështetjen e European Endowment for Democracy.

Gjatë këtij viti, Durrësi Aktiv ka nxitur banorët për të adresuar sfidat e infrastrukturës së ujërave të zeza, kanaleve të hapura dhe mbeturinave duke theksuar nevojën për investime serioze nga Bashkia e Durrësit. Banorët kanë nënshkruar peticione, kanë realizuar kronika në media dhe kanë marrë pjesë në konsultimet publike për buxhetin e vitit 2024.

Në një diskuptim të hapur me pjesëmarrjen e institucionit të Ndërmarrjes Rruga, u fokusuam te çështja e menaxhimit të mbeturinave, duke identifikuar largësinë e koshit të mbetjeve si një problem kyç për banorët.

Si përgjigje ndaj situatës, Durrësi Aktiv me mbështetjen e European Endowment For Democracy ka dhuruar 14 kosha të lëvizshëm për të ndihmuar rreth 150 familje në transportimin e mbeturinave urbane.

Vetë anëtarët e komunitetit do të kujdesen për mirëmbajtjen e koshave në bashkëpunim dhe me stafin e Ndërmarrjes Rruga. Ky veprim reflekton një bashkëpunim të madh dhe përgjegjësinë e komunitetit në kujdesin për mjedisin tonë! 

 

29/Dhjetor/2023

Optimized with PageSpeed Ninja