<style>.lazy{display:none}</style> Adresimi i problematikave në Këshillin Bashkiak Durrës - Qendra Durresi Aktiv

Qendra Durresi Aktiv

Adresimi i problematikave në Këshillin Bashkiak Durrës

Mbledhja e datës 20 dhjetor 2018 të Këshillit Bashkiak Durrës ishte një takim i rëndësishëm, në të cilin u miratua vendimi më i rëndësishëm i vitit, buxheti për vitin 2019, me një vlerë prej rreth 23 milion euro. Gjithashtu, u diskutua dhe u miratua projektbuxheti afatmesëm për vitet 2019-2021.

Në këtë mbledhje, nisma “Durrësi aktiv për një bregdet të pastër” paraqiti disa kërkesa të cilat u diskutuan nga anëtarët e Këshillit Bashkiak Durrës. Këto kërkesa ishin si vijon:

Masa për informimin e qytetarëve: Bashkia Durrës të merrte masa për të informuar qytetarët në lidhje me rrezikun që vjen nga derdhja e ujërave të zeza në det. Kjo do të realizohej përmes vendosjes së tabela sinjalizuese në shëtitoren “Taulantia”, duke i njoftuar qytetarët për këtë situatë problematike dhe zonat që janë më të ndotura.

Afati për përfundimin e punimeve të rrjetit të kanalizimeve: Bashkia të përcaktonte një afat kohor për përfundimin e punimeve të rrjetit të kanalizimeve që po kryheshin nga UKD (Ujësjellës-Kanalizime Durrës). Kjo do të mundësonte që infrastruktura e kanalizimeve të përmirësohej dhe derdhja e ujërave të zeza të ndalet sa më shpejt.

Masa për ndalimin e derdhjes së ujërave të zeza në det, veçanërisht pranë shëtitores “Taulantia” në Durrës. Kjo do të arrihej duke ndërprerë bërë depurimin e ujërave të zeza që derdhen nga kolektori numër 8 dhe ndalimin shkarkimit të tubacioneve të bizneseve që po derdhnin ujërat e pa përpunuara.

Ndalimin të shkarkimit e ujërave të pa përpunuara: Pushteti vendor të japë garanci se pas përfundimit të punimeve të rrjetit të kanalizimeve nuk do të ketë më derdhje të ujërave të pa përpunuara nga UKD dhe bizneset që operojnë në lagjen nr. 1.

Kërkesa iu dorëzua Komisionit përkatës për shqyrtim.

20/Dhjetor 2018
Optimized with PageSpeed Ninja