16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave
“Dhuna nuk përzgjedh; mund t’i ndodhë kujtdo.” “Të ringrihesh mbi dhunën kërkon kohë dhe mbështetje.” “Unë dhe fëmijët e mi meritojmë një shtëpi pa dhunë.” “Hapi i parë drejt lirisë është thyerja e heshtjes.”
Banerat e rinj në shesh me mesazhe të rëndësishme janë pjesë e nismës sonë në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Bashkuam forcat me UNDP Albania dhe Bashkinë Durrës në kuadër të programit “Fuqizojmë Komunitetin”, që financohet nga USAID.
Kjo përpjekje e përbashkët synon të ngrejë zërin për një mesazh thelbësor: Nuk ka ASNJË JUSTIFIKIM për dhunën ndaj grave dhe vajzave!Shpërndani mesazhet dhe përdorni hashtagjet, #AsnjëJustifikim dhe #16Days sepse vetëm bashkë mund të ndryshojmë kulturën dhe të promovojmë një shoqëri pa dhunë.