Qendra Durrësi Aktiv ka si mision të frymëzojë dhe të fuqizojë qytetarët drejt aktivizmit qytetar. Në kuadër të projektit “Zhvillimi i një ndërmarrje sociale të bazuar në art për ndikim pozitiv në komunitet” mbështetur nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, po kërkojmë të punësojmë një asistent/e me kohë të plotë. Objektivi kryesor i projektit është të fuqizojë të rinjtë duke përdorur fuqinë e artit dhe duke eksploruar mënyra kreative për të përdorur pasuritë e konfiskuara për të krijuar vlerë sociale dhe ekonomike në Qendrën e re të Artit & Aktivizmit.
Termat e Referencës (TOR) për pozicionin e Asistentit brenda Qendrës Durrësi Aktiv
Përgjegjësitë e Asistentit/es:
- Përgjegjës për të koordinuar të gjitha aktivitetet lokale të projektit;
- Kryen detyrat administrative në përputhje me udhëzimet e organizatës;
- Asiston në koordinimin dhe lehtësimin e takimeve, seminareve dhe aktiviteteve;
- Mbështet drejtuesin e projektit dhe stafin tjetër gjatë takimeve dhe aktiviteteve;
- Përgatit listat e regjistrimit dhe mban të dhënat e pjesëmarrësve;
- Përgatit raportet e përditshme të aktiviteteve;
- Identifikon dhe bashkëpunon me të gjitha grupet e synuara, grupet e interesit, përfaqësuesit e partnerëve lokalë;
- Ndihmon në përgatitjen e ambienteve të takimeve, duke siguruar që ato janë gati për përdorim;
- Siguron mbështetje për të rinjtë dhe vizitorët e tjerë në qendër gjatë aktiviteteve të tyre;
- Merr përgjegjësinë për menaxhimin e inventarit të furnizimeve dhe pajisjeve të zyrës;
- Prokuron artikujt e nevojshëm për qendrën sipas kërkesave.
- Zbaton udhëzimet e dhëna nga stafi i projektit.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
Aftësi të shkëlqyera organizative dhe administrative;
Të ketë kryer arsimin e lartë;
Përvojë minimale 1-vjeçare në punë me organizata ose në organizimin e aktiviteteve komunitare;
Aftësi mesatare në përgatitjen e dokumenteve sipas kërkesave të organizatës dhe donatorëve;
Aftësi komunikimi dhe për të punuar në ekip;
Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi zgjidhjeje të problemeve duke iu përshtatur rrethanave;
Njohuri bazike e menaxhimit të inventarit;
I/e motivuar për të punuar në dhe me komunitetin për të identifikuar biznese partnerë potencialë;
I/e gatshme të bashkëpunojë ngushtësisht dhe të ndajë në çdo moment informacionin me stafin e projektit.
Data e fillimit dhe periudha e zbatimit të detyrave:
Kontrata fillestare për këtë pozicion do të jetë 9 muaj (dhjetor 2023-gusht 2024), me mundësinë e zgjatjes në bazë të performancës dhe nevojave organizative.
Vendndodhja:
Qendra e Artit & Aktivizmit, Shëtitorja e Plazhit, Pista e madhe Iliria, Durrës.
Pagesa:
Asistenti/ja do të kompensohet bazuar në tarifat orare sipas politikës së organizatës.
Respektimi dhe Kodi i Veprimit:
Asistenti/ja duhet të respektojë politikat e organizatës, përfshirë kodin e sjelljes, etikën dhe kërkesat për konfidencialitetin.
Procesi i aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi që përshkruan përvojën dhe kualifikimet e tyre relevante në adresën durresiaktiv@gmail.com deri më 30 tetor 2023.
Vlerësimi dhe përzgjedhja:
Kandidatët do të vlerësohen në bazë të kualifikimeve, përvojës dhe përshtatshmërisë për pozicionin.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e listuar për një intervistë.
Qendra Durrësi Aktiv rezervon të drejtën për të bërë ndryshime të nevojshme në këto Terma të Referencës për të shërbyer më mirë nevojat dhe objektivat e organizatës.