Qendra Durresi Aktiv

Njoftim punësimi – 2 Lehtësues Terreni për Projektin #IshëmPaPlastikë

Projekti #IshemPaPlastike është pjesë e Thirrjes RIVERCLEAN – Civil Society Support for Plastic Reduction in Vjosa and Ishëm River Basins, siç përcaktohet në kontratën e grantit. Projekti synon të reduktojë ndotjen nga plastika një përdorimshe përmes aplikimit të metodologjisë HAPI në 40 biznese të sektorit HoReCa përgjatë zonës së lumit Ishëm. Për zbatimin e aktiviteteve në terren kërkohet angazhimi i dy lehtësuesve me kohë të pjesshme, të cilët do të mbështesin të gjitha fazat praktike të projektit: vëzhgim, mbledhje të dhënash, asistim të bizneseve, ndërgjegjësim, monitorim dhe raportim.

QËLLIMI I ANGAZHIMIT

Qëllimi i angazhimit është garantimi i zbatimit efektiv të metodologjisë HAPI dhe aktiviteteve të terrenit duke siguruar:

  • pjesëmarrjen aktive të 40 bizneseve HoReCa;
  • mbledhjen e saktë dhe të standardizuar të të dhënave;
  • ndjekjen e rregullt dhe dokumentimin e progresit;
  • ndërveprimin e vazhdueshëm me komunitetin dhe bizneset;
  • mbështetjen logjistike dhe teknike të menaxherit të projektit.

KUALIFIKIMET DHE PROFILI I KËRKUAR

Kualifikimet minimale

  • Diplomë ose studime në vijim në: Shkenca Mjedisore, Zhvillim Komunitar, Menaxhim Biznesi, Sociologji, ose fusha të lidhura.
  • Minimum 2 vite përvojë pune në terren në projekte civile, mjedisore ose komunitare.
  • Aftësi të forta komunikimi verbal dhe ndërveprimit me publikun.
  • Përvojë në mbledhjen e të dhënave dhe plotësimin e formularëve teknikë.
  • Aftësi organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Posedimi i mjetit të transportit (përparësi).

  • Kualifikime të preferueshme
  • Përvojë në projektet e Qendrës “Durrësi Aktiv” ose organizatave të ngjashme.
  • Njohje e sektorit HoReCa dhe praktikave të menaxhimit të mbetjeve.
  • Aftësi në përdorimin e Google Forms, Excel, Word, mjetet bazë të analizës së të dhënave.
  • Aftësi në fotografi dhe dokumentim vizual (plus).
  • Njohuri bazë të konceptit të qarkullimit të plastikës dhe alternativave të qëndrueshme.

KOHËZGJATJA, ORARI DHE PAGESA

  • Angazhimi fillon menjëherë pas nënshkrimit të kontratës.
  • Shpërndarja e ditëve është e planifikuar sipas aktivitetit (3–4 ditë/muaj).
  • Pagesa kryhet sipas rregullave të grantit të BE-së dhe kontratës së QDA – Kontrata Millieukontakt
  • Raportimi i punës është detyrim për lëshimin e pagesës.
  • Lokacioni: Njësia Administrative Ishëm dhe zona përreth në Bashkinë Durrës
  • Numri i pozicioneve: 2
  • Paga ditore: 60 EUR/ditë
  • Ditë pune për secilin: 41 ditë

DORËZIMI I APLIKIMEVE

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • CV profesionale

Adresa për dorëzim:  durresiaktiv@gmail.com

Afati i dorëzimit: 10 Dhjetor 2025, ora 23:59

  • Respektimi dhe Kodi i Veprimit:
  • Eksperti duhet të respektojë politikat e organizatës, përfshirë kodin e sjelljes, etikën dhe kërkesat për konfidencialitetin.

Informacion më të detajuar për pozicionin e gjeni në dokumentin Termat e Referencës;

25/11/2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *