Qendra Durresi Aktiv

Lajmërim Gare – Materiale kancelarike dhe artistike

“Qendra Durrësi Aktiv” është një organizatë joqeveritare e themeluar më 15 maj 2019. Ajo ushtron aktivitet jofitimprurës me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes ndryshimeve ekonomike, politike, mjedisore dhe sociale. Zyra qëndrore administrative e QDA ndodhet në Rruga “Epikadeve”, pallati 1047 Arvi, Durrës, Albania.

Qendra “Durrësi Aktiv”, në funksion të zbatimit të aktiviteteve dhe projektit të saj, “Zhvillimi i një ndërmarrje sociale të bazuar në art për ndikim pozitiv në komunitet” mbështetur nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, synon të përzgjedhë një furnitor për blerjen e materialeve kancelarie dhe suportuese për aktivitetet artistike.

Titulli i garës me negocim

Materiale kancelarie dhe suportuese për aktivitetet artistike

Dokumentacioni i kërkuar:

Ekstrakt të QKB për gjendjen aktuale të ndërmarrjes.

Oferta financiare duhet të jetë e detajuar: Përshkrimi i materialeve, njësi, sasi, çmim pa TVSh, vlera pa TVSh, TVSH, vlera totale përfshirë TVSh (në rast se vlera nuk jepet e detajuar do te merret e mirëqenë qe TVSh është e përfshirë). Të gjithë çmimet duhet të jenë të paraqitura në valutën Lek.

Në ofertë, përveç adresës së QDA, duhet shkruar edhe kodi identifikues:

REF: QDA/TWIST/TETOR/2023

Oferta më e mirë do gjykohet nga Komisioni Vlerësues brenda QDA.

Kërkesë për pjesëmarrjePrezantimi i ofertës dhe dokumenteveVlerësimi i oferte dhe dokumenteveKomunikimi i fituesit  Lidhja e kontratës me fituesin
  04.10.2023  14.10.2023  18.10.2023  20.10.2023  22.10.2023

Njoftimin për garë dhe termat e referencës mund ti shkarkoni në linkun:

Durrës 04.10.2023