Qendra “Durrësi Aktiv”, në kuadër të projektit “Lumenj të pastër – dete të pastër (RIVERCLEAN)”, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar përmes Milieukontakt Shqipëri, shpall thirrjen për aplikime për pozicionet:
2 Lehtësues Terreni për Projektin #IshëmPaPlastikë
Pozicionet e hapura janë:
Lehtësues Terreni Nr. 1 – Koordinim me Bizneset HoReCa dhe Zbatimi i Metodologjisë HAPI
Lehtësues Terreni Nr. 2 – Mobilizim Komunitar, Monitorim dhe Dokumentim
Kandidatët duhet të kenë përvojë në aktivitete komunitare, projekte sociale/mjedisore ose punë të drejtpërdrejtë me komunitetin, si dhe aftësi të mira komunikimi, organizimi, mbledhjeje të të dhënave dhe raportimi. Angazhimi parashikon 41 ditë pune për secilin pozicion.
Dokumentet e kërkuara për aplikim:
CV e përditësuar; ofertë financiare; dokumente ose referenca që provojnë eksperiencën profesionale.
Afati i aplikimit: 10.12.2025, ora 23:59
Email për aplikim: durresiaktiv@gmail.com
Aplikimet do të shqyrtohen sipas kritereve të përvojës në terren, përvojës në projekte mjedisore/HoReCa, aftësive teknike, motivimit dhe disponueshmërisë.
25/11/2025
