Qendra Durresi Aktiv

Thirrje për aplikime: Trajnimi “Understanding ‘Teasing Interpretation’ and the Importance of Storytelling”

Capacity Building Training

“Understanding ‘Teasing Interpretation’ and the Importance of Storytelling”

Qendra Durrësi Aktiv fton të gjithë praktikuesit kulturorë, entuziastët e trashëgimisë dhe freelancer-ët e interesuar të bëhen pjesë e trajnimit dy-ditor mbi “Teasing Interpretation” dhe rëndësinë e rrëfimit (storytelling) në promovimin e trashëgimisë kulturore.

Ky trajnim organizohet në kuadër të projektit “Epidamn Heritage: Bridging the Past and Present”, pjesë e iniciativës “Recraft the Past, Build up the Future III” nën programin EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. 

Aktiviteti synon të rrisë kapacitetet e pjesëmarrësve në interpretimin kreativ të trashëgimisë dhe zhvillimin e rrëfimeve që mundësojnë përfshirjen aktive të vizitorëve.

Çfarë ofron ky trajnim?

  • Konceptet themelore të “Teasing Interpretation” dhe rëndësinë e rrëfimit artistik
  • Praktikë në terren: Ekskursione dhe ushtrime në shtegun e dyerve të vjetra
  • Shembuj konkretë për të përfshirë vizitorët në guida me tematikë kulturore dhe edukative
  • Kapacitetet e zhvillimit profesional në fushën e turizmit kulturor dhe praktikave të qëndrueshme

Struktura e trajnimit:

Kohëzgjatja: 2 ditë 

Pjesëmarrës: gjithsej 30 pjesëmarrës

Vendi: MuZEH Lab, Durrës

Kush mund të aplikojë?

  • Profesionistë dhe praktikues kulturorë lokalë
  • Freelancer-ë dhe entuziastë të trashëgimisë
  • Studentë
  • Individë me dëshirë për të zhvilluar aftësitë e tyre në interpretimin e trashëgimisë kulturore

Aplikimet duhet të dërgohen brenda datës 28.02.2025.

Përfitimet kryesore:

  • Zhvillim profesional në fushën e interpretimit kreativo-kulturor
  • Rrjetëzim me profesionistë dhe entuziastë të tjerë të trashëgimisë
  • Certifikatë pjesëmarrjeje pas përfundimit të trajnimit
  • Mundësi për t’u përfshirë në iniciativat e ardhshme të Qendrës Durrësi Aktiv dhe MuZEH Lab

Ky aktivitet kontribuon në ngritjen e kapaciteteve për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së Durrësit, duke nxitur pjesëmarrjen aktive të komunitetit dhe praktikat e qëndrueshme të turizmit.

Linku i aplikimit: https://hy3adnka.forms.app/training-application-form

04/02/2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *