“Qendra Durrësi Aktiv” është një organizatë joqeveritare e themeluar më 15 maj 2019. Ajo ushtron aktivitet jofitimprurës me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes ndryshimeve ekonomike, politike, mjedisore dhe sociale. Zyra qëndrore administrative e QDA ndodhet në Rruga “Epikadeve”, pallati 1047 Arvi, Durrës, Albania.
Qendra “Durrësi Aktiv”, në funksion të zbatimit të aktiviteteve dhe projektit të saj, “Zhvillimi i një ndërmarrje sociale të bazuar në art për ndikim pozitiv në komunitet” mbështetur nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, synon të përzgjedhë një furnitor për blerjen e pajisjeve laptop dhe printer.
Titulli i garës me negocim
Blerje e pajisjeve laptop dhe printer
Dokumentacioni i kërkuar:
Ekstrakt të QKB për gjendjen aktuale të ndërmarrjes.
Oferta financiare duhet të jetë e detajuar: Përshkrimi i materialeve, njësi, sasi, çmim pa TVSh, vlera pa TVSh, TVSH, vlera totale përfshirë TVSh (në rast se vlera nuk jepet e detajuar do te merret e mirëqenë qe TVSh është e përfshirë). Të gjithë çmimet duhet të jenë të paraqitura në valutën Lek.
Në ofertë, përveç adresës së QDA, duhet shkruar edhe kodi identifikues:
REF: QDA/TWIST/TETOR/2023
Oferta më e mirë do gjykohet nga Komisioni Vlerësues brenda QDA.
Kërkesë për pjesëmarrje | Prezantimi i ofertës dhe dokumenteve | Vlerësimi i oferte dhe dokumenteve | Komunikimi i fituesit | Lidhja e kontratës me fituesin |
04.10.2023 | 14.10.2023 | 18.10.2023 | 20.10.2023 | 22.10.2023 |
Njoftimin për garë dhe termat e referencës mund ti shkarkoni në linkun:
Durrës 04.10.2023