Financuar nga skema e granteve “BAT Civil Society”, e zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në partneritet me Faktoje dhe Center for Research and Policy Making (CRPM), mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.
Kohëzgjatja: Maj 2024 – në implementim
Qëllimi: Të përmirësohet transparenca dhe kuptueshmëria e informacionit buxhetor të Bashkisë së Durrësit përmes përdorimit të artit grafik, duke e bërë atë të qartë dhe të aksesueshëm për qytetarët.
Objektivat:
- Krijimi i një seti ilustrimesh grafike të buxhetit për vitet 2024-2026, duke përfshirë analizën e fushave prioritare dhe situatën e qytetit, për të paraqitur informacionin buxhetor në një format të kuptueshëm dhe tërheqës për qytetarët.
- Ndërtimi i një platforme inovative përmes punëtorive krijuese me të rinjtë për interpretimin e informacionit buxhetor nëpërmjet artit grafik, për të ndërgjegjësuar dhe inkurajuar angazhimin e tyre, si dhe duke përfshirë qytetarët në aktivitete të artit për të monitoruar dhe vlerësuar më mirë buxhetin e Bashkisë së Durrësit.
Rezultatet:
- Rritja e transparencës dhe dijes së qytetarëve lidhur me mënyrën se si janë planifikuar dhe përdorur fondet publike nëpërmjet ilustrimeve grafike të buxhetit në ekspozita në mjedise të ndryshme publike dhe në media sociale.
- Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në krijimin e materialeve informative grafike artistike dhe ekspozitave të artit grafik duke ndikuar në sensibilizimin e komunitetit në lidhje me transparencën buxhetore dhe pjesëmarrjen në proceset vendimmarrëse.