Financuar nga USAID dhe zbatuar nga UNDP Albania
Kohëzgjatja: Shtator 2023 – në implementim
Qëllimi: Fuqizimi i komuniteteve vulnerabël duke forcuar rrjetet lokale, duke zgjeruar njohuritë mbi të drejtat e njeriut dhe duke avokuar për përfaqësim gjithëpërfshirës në proceset e qeverisjes vendore.
Objektivat:
- Të inkurajojë individët vulnerabël, veçanërisht të rinjtë, të marrin pjesë aktive në aktivitete vullnetare dhe përpjekjet për rimëkëmbje duke organizuar aktivitete fuqizimi në Ditët Ndërkombëtare.
- Të mbështesë të rinjtë në bashkëpunimin ndërsektorial për çështjet e të drejtave të njeriut dhe drejtësisë sociale duke organizuar takime me institucione dhe organizata në fushën e të drejtave të njeriut.
- Të promovojë diversitetin kulturor midis dy qyteteve, Lezhës dhe Durrësit.
Rezultatet:
- 40 pjesëmarrës rrisin ndërgjegjësimin dhe kuptimin e racizmit dhe diskriminimit;
- 20 individë vulnerabël të fuqizuar, veçanërisht adoleshentët, duke u ofruar njohuri, aftësi dhe besim për të marrë pjesë aktive në aktivitetet e komunitetit dhe përpjekjet për rimëkëmbje;
- Rritja e ndërgjegjësimit dhe kuptimit të diversitetit kulturor dhe të drejtave të njeriut mes pjesëmarrësve;
- Forcimi i bashkëpunimit dhe rrjetëzimit ndërsektorial ndërmjet pjesëmarrësve;
- Rritja e shkëmbimit dhe bashkëpunimit lulturor duke promovuar diversitetin kulturor midis qytetit të Lezhës dhe Durrësit;
- Rritja e kohezionit social dhe zhvillimi i respektit të ndërsjelltë midis pjesëmarrësve.