Qendra Durresi Aktiv

Dita e Tokës - Tur Ekologjik

Më datën 22 prill, Ditën e Tokës, u  organizua tur ekologjik në Durrës për të njohur më mirë pemët që rriten në qytet.

Turin e filluam në Amfiteatrin e Durrësit, nga ku pjesëmarrësit u nisën në një ecje drejt Rrugës së Portit, në afërsi të instalacionit të Peshkut Gobi. Kjo ecje ofroi një mundësi të veçantë për të njohur karakteristikat e pemëve që gjenden në qytetin tonë dhe për të mësuar më shumë për rëndësinë e tyre në mbrojtjen e mjedisit dhe të biodiversitetit.

Në këtë tur ekologjik, pjesëmarrësit patën rastin të njohin lloje të ndryshme pemësh që rriten në Durrës, të mësojnë për tiparet e tyre të veçanta, si dhe për dobitë që ato sjellin në mjedisin e qytetit. Ekspertët dhe udhëheqësit e turit dhanë informacione të vlefshme dhe shpjeguan rëndësinë e mbrojtjes së pemëve për mirëqenien e natyrës dhe të komunitetit.

Ky tur ekologjik synoi të ndërgjegjësojë dhe të frymëzoj pjesëmarrësit të kujdesen për pemët dhe mjedisin që i rrethon, një mundësi për të përjetuar bukurinë e natyrës në qytetin tonë dhe për të kuptuar se si çdo individ mund të kontribuojë në mbrojtjen dhe rikthimin e të gjelbërt në hapësirat urbane.

22/Prill/2023