Java Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara #JavaOKB2022
Qendra Durrësi Aktiv mori pjesë në panairin e organizatave të shoqërisë civile mbajtur në Durrës në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara, që mirëpriti punët e artizanëve tona në sheshin kryesor para Bashkisë. Artizanët shfaqën me krenari veprat e tyre të ndryshme dhe shpjeguan teknikat e qepjes me grep, të trashëguara brez pas brezi, që po përdoren për krijimin e dyerve të vjetra të qytetit të Durrësit.